Pas vendimit të Sonilës për të filluar emision në Zeni.TV, Mulin e kapi një ndjenjë kënaqësie, por dhe një makth.
Makthi lidhet me fatin e keq që kanë televizionet ku fillon punë Sonila.
Regjimi mafioz i Edi Ramës, i mbështetur nga Sorosi dhe mafia ndërkombëtare, janë vigjilentë për televizionet që drejtohen nga biznese të pastra dhe lekë të fituara me djersë, dhe i shkatërrojnë ato.
Kështu Sonila e pat filluar me bujë një emision vanitoz tek Agon Channel, me pronar Beketin.
Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se ai ishte një biznesmen i ndershëm, që kishte luftuar me mafian e plehrave në Shqipëri dhe kishte ardhur në Shqipëri se i rrezikohej jeta nga beteja e tij e pastër.
Këtu u përball me mafien e re të Edi Ramës, i cili i kërkoi ose të largonte Sonilën, ose do të mbyllte televizionin.
Dhe ashtu bëri, mbylli televizionin.
Pas kësaj, ajo iku tek Ora News.
Mafia e Edi Ramës nisi dhe këtu betejë kundër një biznesmeni të ndershëm, i cili po përpiqej të bënte betejë kandër mafies qeveritare, të lidhur me drogën.
Atëherë mafia i kërkoi të largojë Sonilën.
Ai nuk u dorëzua.
Pas kësaj, televizioni kaloi nën sekuestro.
Tani ajo po përpiqet të vazhdojë betejën kundër korrupsionit dhe njerëzve që kanë minuar demokracinë në këtë vend për 30 vjet, tek Zeni.TV.
Mafia me siguri do të godasë prapë.
Ky është meraku i vetëm i Mulit.
Por dhe nëse ndodh, ajo e ka gati vendin e fundit të punës.
Në krah të Doktorit në foltore.
Asaj foltoreje nuk ka çfarë i bën as mafia, as pengu i saj.