Muli ka filluar të shqetësohet nga dezertimet e emrave të rëndësishëm tek Rrugica.
Përveç Adrianës që nuk e nxjerrin në fotografi, ka pas probleme dhe me Albanën, që e nxjerrin dhe kur nuk është, dhe kjo ka rritur shumë tensionin brenda forumit të grave.
Por më e rëndë është goditja që i erdhi nga Jul Deda.
Ky i fundit ka lajmëruar se do futet në Big Brother dhe Muli është i shqetësuar se si do interpretohet ky gjest.
Shumë njerëz e quajnë këtë si dezertim nga protesta.
Por Lela i dha një zgjidhje.
-Duhet të hapim fjalë, i tha, që Juli ka hyrë aty me bekimin e Doktorit, që ta çojë çështjen e burgosjes së Doktorit në një audiencë më të madhe dhe njerëzit të mësojnë të vërtetën e hidhur.
Kjo do t’i bëjë me krahë demokratët dhe do t’i mobilizojë ata të votojnë Julin.
Në një farë mënyre Big Brother do të bëhet një fushatë e vërtet elektoral, ku njerëzit do pozicionohen pro dhe kundër burgosjes së Doktorit.
-Më shpëtove, i tha Muli, se e kisha siklet.
Tani të paktën e kam një përgjigje.
Dhe po e humbi, themi i ka vjedh votat Edi Rama, po të paktën ai ka një qëllim të madh.