Bojkoti i sotëm ndaj Doktorit ishte një shenjë e keqe dhe një pjesë e madhe e përgjegjësie bie mbi vet Mulin.
Ai nuk e kishte llogaritur që kryetarët e rinj të bashkive do refuzonin ftesën e Doktorit për të themeluar shoqatën e re të bashkive opozitare.
Dhe për këtë pati një debat të fort me Doktorin.
-Më bëri për një lek i tha Muli Lelos. Më tha i ke ngul thikën pas shpine opozitës. Ke bë lojën e Lali Erit. Je bashkëpunëtor në krim. Çfarë nuk më tha, i papërgjegjshëm, i korruptuar …Më bëri për një lek.
-Ska faj, tha Lelo. I ra e papritur. Ky i Kavajës kishte fikur telefonin që në mëngjes. Njëri tha është me coviod e s’do tia ngjit Doktorit. Tjetri tha ka babain sëmurë. Në fakt ai o zotëri na ka ngul thikën pas shpine që dje që firmosi çekun për inceneratorin e Tiranës.
Dhe ky i Fushë Arëzit po ashtu. I Pukës po ashtu. Beleri shkret që donte të vinte nuk i dhanë leje nga burgu.
-Tani si tia bëjmë tha Muli që kjo të mos duket bojkot. Na duhet patjetër një fabulë për këtë.
-Ja ta mendojmë tha Lelo. Kam mendimin se duhet ta paraqesim si shoqatë e të zgjedhurve në këshillat bashkiak jo si shoqatë kryetarësh. Të themi që shoqata ka qindra anëtarë që janë zgjedhur në këshilla bashkiake. Se në jemi opozitë e popullit jo opozitë e kryetarëve. Kryetarët ven e vijnë por ata që kanë votuar opozitën janë me ne.
-Kjo është zgjidhje e mirë tha Muli. Se ata nuk i njeh njeri dhe po munguan dhe mund ta raportojmë gjithmonë pjesëmarrjen 100 për 100.
-Po tha Lelo. E vetmja mënyrë është ti heqim qafe këta kryetarët se këta e kanë mendjen tek tenderët që do marrin nga qeveria. Të mbështetemi tek populli. Ai nuk na tradhton.