Muli po vriste mendje sot se si ta bënte të lumtur Karminën për Shën Valentinin, meqë Zeni është i zënë me fushatë dhe Doktori është në kulmin e punës.
Siç e ka bërë të ditur ajo, ka pesë vjet që matet të caktojë martesën, por Zeni ja shtyn.
Më 2017 i tha pas zgjedhjeve, kur të fitojmë, por humbi.
Pastaj më 2018 e shtyu se ishin protestat e studentëve.
Më 2019 i tha do ta bëjmë në vjeshtë, nëse ilir Meta shtyn zgjedhjet dhe Rama dorëhiqet.
As kjo nuk ndodhi. Ngeli 2020.
Më 2020 filloi pandemia dhe nuk të linin të bëje dasëm madhështore.
Kështu u shty për 2021, meqë ishin zgjedhjet dhe fitorja ishte e sigurtë.
Por pas zgjedhjeve humbën sërisht dhe dasma nuk u bë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, doli dhe Lul Besëpreri që u prishi gjakun dhe lekët e dasmës, pasi ju deshën t’i hedhin në fushatë për Doktorin.
Pas kësja Karmina reagoi e zemëruar dhe tha po nuk u martova dhe sivjet, nuk martohem më.
Kjo e shtyu Mulin t’i bëjë një surprizë.
“E vetmja fitore ngushëlluese është që të mundim Lulin më 6 mars dhe ta quajmë fitore, edhe pse nuk fitojmë ndonjë bashki.
Dhe më këtë rast, të bëjmë dhe dasmën”, tha ai me vete.
Pas kësaj, ai i dërgoi asaj një mesazh.
-A e di çfarë ka menduar “Shtëpia e Lirisë” për 14 shkurtin për ty?
-Ua, mami Lili më ka bërë pastë për drekë. Më tha.
-Jo “Shtëpia e teta Lilit”. “Shtëpia e Lirisë”, kjo e Doktorit dhe Ilirit d.m.th.
-Jo, ma thuaj.
-Më 6 mars do fitojmë vetëm që të kemi një mundësi që të bësh dasmën, se vështirë se do kemi më fitore afër.
-Ua, çfarë thua mo. Po unë s’jam gati për këtë 6 mars.
-S’ka problem. Ke kohë deri në vjeshtë, se do vazhdojë gjatë festa. Bëhu gati.
Lajmëro dhe këta të Zeni.TV ta japin si lajm, që të bëhet fakt.