Sot Gazi pati disa replika me Elisën në Kuvend rreth rezolutës antikorrupsion.
Pas replikave, Muli thirri Lelon të diskutonin se si të shmangnin efektet e këqija të replikave të Gazit.
-Ai djalë nuk është i qartë, tha Muli.
Ai duhet të dijë se prioritet ka mbrojtja e atij burrit dhe jo mbrojtja e vetes.
Kur Elisa i tha se ke dëshiruar të jesh djalë i birësuar i atij burrit, ai nuk kishte pse distancohej.
Kjo tregon që ai nuk e ka për zemër Doktorin.
-Ndoshta, por nuk duhet gjykuar keq, tha Lelo, se ishte situatë emocionale. Ajo e provokoi.
-O zotëri nuk shqetësohem unë nga emocionet e tij në Kuvend, por ai duhet t’i tregonte asaj vendin, jo të distancohej nga ai burri.
Dhe shkoi dhe më keq.
I tha asaj t’i ke vëlla Pëllumb Gjokën e Ben Nokën.
Ca d.m.th me këtë ai, që Doktori është vrasës apo porositës vrasjesh? Ky është skandal.
Ai mirë që vrapoi të distancohej nga Doktori, por shkon e krahason dhe me kriminelë.
-Dakord, tha Lelo, po le ta quajmë sherr mes grave në Kuvend.
Nuk besoj se Gazi është thelluar kaq shumë.
-Po ky është problem, tha Muli, që ai duhet të thellohet.
Sa mirë i shkon mendja të distancohet nga Doktori dhe ta krahasonte me Gjokën e Ndokën.
Pse nuk i shkon mendja të thotë jam krenar që të jem i birësuari i tij.
-Këtu ke të drejtë, tha Lelo, por ai e ka instiktive.
Nuk duron dot fare tek gratë. S’ke ç’i bën.