Vendimi i SHBA-së për mbylljen e TikTok-ut dhe mbështetja që Trump i dha këtij vendimi e gjeti të papërgatitur Mulin.
Ndërkohë që ai ishte përgatitur që, pas 20 janarit, të dërgonte Belon te Trumpi e t’i ankohej se Edi Rama mbylli TikTok-un dhe t’ia numëronte këtë si një nga arsyet e humbjes më 11 maj, tani doli që edhe Trumpi imiton Edi Ramën.
-Si e shpjegon këtë ti, i tha Lelos?
Na dëmton shumë në popull.
-Duhet të sajojmë diçka, tha Lelo.
Të hapim fjalë që ky dhëndri i Trumpit ia ka spiunuar Edi Ramës që Trump ka pasur ndërmend ta mbyllë, dhe Edi Rama nxitoi e tha para tij, që të fitojë pikë.
Me këtë rast, edhe ne bëjmë sikur jemi dakord me Trumpin, por Edi Rama i ka vjedhur idenë.
-Kjo është ide e mirë, tha Muli.
Po si do t’ia bëjmë me TikTok-un e Doktorit, se ka shumë fansa?
-S’ka problem, kalojnë në Facebook, tha Lelo.
Me Zuckerbergun i rregulloi punët, kështu që e kemi tonin.
Do ta lejojë Doktorin të thotë ç’të dojë.
-Atëherë, gjysma e të keqes, tha Muli.
Na duhet të hedhim me kujdes këtë idenë që Edi Rama i ka vjedhur Trumpit idenë.
Merre me mend kur vjedh edhe Trumpin, çfarë u bën shqiptarëve ky!