Pas vizitës së Sekretarit Pompeo në Tiranë dhe paralajmërimeve për takime me drejtuesit në detyrë të Partisë Demokratike Mui vendosi ti dërgoj një mesazh sekret, për të çarë rrethimin e ambasadores Kim.
Planin se si do t’ia lërë copën e letrës në dorë Pompeos e ka bërë në detaje. Në kohën që ai do të hyj në sallë tek ceremonia e marrjes së diplomës së nderit, Muli do nxjerr disa të rinj me bluza të Trumpit që do bërtasin “Rroftë Presidenti Trump.”
Pompeo do bëhet kurjoz. Në këtë kohë njëri do lëshohet me shpejtësi drejt tij sikur do bëj foto dhe do ti lërë letrën ën dorë duke i thënë tek veshi, “Kujdes nga Sorosi”.
Në letër thuhet:
I dashur Sekretari Pompeo. Jemi shumë të shqetësuar për fatin tuaj. Sapo të mbrish në SHBA bë urgjent analizat e hollësishme se mund të të kenë helmuar ose mund të të kenë bërë vaksinë pa mendje.
Ata që ti po takon nuk janë drejtues të PD. Ata i ka emëruar Sorosi dhe ambasadorja Yuri Kim. Ambasadorja Yuri Kim të ka tradhtuar dhe tani është bërë me Sekretarin Blinken që është armik i Doktorit. Përfaqësuesja e SHBA në PD, zonja Kokpalari,. Nuk u ftua fare dhe pse ka foto me presidentin Trump dhe zotin Grenell.
Të gjtiha këto janë pjesë e komplotit të Sorosit për të goditur Doktorin. Ruaj veten dhe të sqarojmë kur të jesh në SHBA. DO të dërgojmë zonjën Kokpalari në takim special.”
Një mik që të do të mirën.