Muli u bë entuziast sot nga shpjegimet e Doktorit në Elbasan. Ashtu si dhe më parë Doktori shpjegoi planin diabolik të Edi Ramës i cili qysh më 2006, kishte futur në kurth Doktorin dhe dhndërin e tij duke i joshur ata të merrnin Klubin Partizani, pasi kishte kthyer disa zona sportive në zona banimi.
E gjithë kjo ishte pjesë e një plani afatgjatë të Sorosit dhe amerikanëve, për të futur në kurth Doktorin për ta parë do joshej ai apo jo.
Dhe pastaj vazhdonte shpjegimi i Doktorit se kjo ishte arsyeja që nuk shkonte në SPAK, pasi ata nuk mund të dalin mbi parlamentin, d.m.th. në fund të fundit ai ka qenë më i lart se ata në detyrë.
-Këtu e kemi kapur keq Edi Ramën i tha Lelos. Kanë filluar e besojnë njerëzit që ai e ka bërë qëllimisht.
-Dakord tha Lelo por duhet parë a kemi interes se duket sikur Edi Rama tall trapin me Doktorin dhe e ka peshkuar. Duhet bërë kujdes që Doktori të mos dal si budalla që ja ka fut Edi Rama.
-Patjetër do ta shpjegojmë tha Muli që Doktori në fund ja ka futur Ramës, se e ka privatizuar me VKM e veta jo me të Edi Ramës.
-Dhe kjo situata me Breçanin na ka hapur punë tha Lelo. Del që kemi pas dhe policë tradhtarë. Për shembull ky Gjoni paska kërkuar vota për Lym Murizin dhe jo për ne. Murrizi ishte kundër PD më 2021. Duhet ta përdorim dhe këtë si një rast se si policët dhe kur janë tanët dhe kur janë banditë, prap vota për parti pro pushtetit blejnë.
-Lere mos e ngacmo fare atë muhabet tha Muli,. Nuk e shikon që as Doktori nuk e zë me gojë Dhe ky është kurthi i Edi Ramës. Gjithë trafikun e drogës e kanë bë në kohë të Edi Ramës. Gjithë pisllëqet i kanë bë në kohë të Edi Ramës Kjo tregn që Edi Rama e ka dit që janë tanët dhe i ka futur në kurth që të na akuzojë ne. Ndaj duhen injoruar. Doktori nuk po lufton për ta. Po luftonim për Kushtetutën dhe nderin e parlamentit.
-Dakord jam tha Lelo, po ka goditur lufta këtë muaj që u kanë dal hallet gjithë njerëzve të tij ndaj them. Sikur ta shtynim pak këtë luftën për kushtetutën që të mos ishin në të njëjtën kohë.
-Doktori tek Kushtetuta nuk duron dot fare. Jo djali dhe vajza të kenë halle por dhe sikur t’i shikoj duke vdekur ata dhe kushtetutën në të njëjtën kohë, ai i vë gjoksin kushtetutës.