Sot Rusia shpalli listën e sanksioneve ndaj SHBA, ku shpalli presidentin Biden dhe sekretarin Blinken si person “non grata” në Rusi dhe bllokim të llogarive në bankat ruse.
Pavarësisht se nuk është e qartë nëse ata kanë para në Rusi apo jo, e rëndësishme është që në këtë çështje ka reciprocitet.
Ndaj Muli propozon që në platformën e bashkimit të PD, të vendoset që PD të zbatojë parimin e reciprocitetit ndaj SHBA, për “non grata”-t.
Për këtë, ai propozon:
“Së pari, në Kuvendin e bashkimit të miratojmë një dokument ku shpallen “non grata” në PD, të gjithë ata që kanë miratuar apo mbështetur “non grata”-n për Doktorin.
Nga të huajt këtu hyn sekretari Blinken, i dërguari për Ballkanin Escobar dhe ambasadorja Yuri Kim.
Nga shqiptarët, Lulzim Basha dhe gjithë gazetarët që mbështesin këtë ndëshkim të padrejtë për Doktorin.
Ky vendim duhet të marrë fuqi ligjore dhe këtyre duhet t’u ndalohet çdo aktivitet në raport me PD.
Ata nuk duhet të ftohen në veprimtari të PD-së, nuk mund të zgjidhen dhe të zgjedhin dikë në PD dhe nuk mund të marrin para nga PD.
Ky dokument na shpëton nga rivaliteti Berisha- Basha dhe biem rehat nga zërat që thonë të iki Doktori, që të ikë dhe Basha.
Kështu, duke zbatuar parimin e reciprocitetit, Basha nuk ka të drejtë të kandidojë fare në PS dhe të huajt nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në punët tona të brendshme.
Edhe pse ne nuk jemi me Putinin, por parimi mbi të cilin ai është mbështetur, është i saktë dhe i qartë.
Sovraniteti mbi gjithçka”.