Duke parë natën e parë të Big Brother VIP, Muli u bë xheloz. Kur pa kush kishte hyrë, aty gjëja e parë që i shkoi në mendje ishte sikur të kishin futur Doktorin. Përveçse popullariteti do të ishte maksimal, nga ana tjetër do të ishte një mundësi që ai të shkëmbente idetë e tij me elektoratin përmes Big Brother VIP.
Larmia e personazheve aty, do t’i jepte mundësi të shpaloste tema të ndryshme që shqetësojnë PD.
Fjala vjen, ai do të debatonte me Ilir Shaqirin për Kosovën, do t’i shpjegonte njerëzve Minishengenin dhe betejën që kishte bërë për të mbrojtur ndarjen e Kosovës. Atëherë do të të çohej Ilir Shaqiri dhe do të këndonte këngën: “Oj Serbi, kufirin ta prisha/ Se këtu është o Sali Berisha”
Pastaj do të debatonte me Veshaj, që ka bërë një skeç me Edi Ramën si shofer, dhe do t’u thoshte shqiptareve se si mund të drejtojë Shqipërinë, një njeri që nuk drejton dot një makinë.
Variacionet ishin të mëdha. Pastaj do të debatonte me mbesën e Bujar Nishanit që është modele në Itali, për të treguar se Nishani është modeli më i mirë i PD, njeri i pastër, besnik, korrekt, dhe mbi të gjitha mirënjohës.
Kjo mund të merrte vëmendje të madhe në publik, dhe Nishani kështu mund të bëhej një kandidaturë e vlefshme për kryetar PD pas Lulit.
Edhe me Palomën mund të bënte spektakël, pasi do të prekte temën e tironsve të vjetër që Bamir Topi tentoi t’i manipulojë kundër tij, por ata nuk u dorëzuan. Pronat i japim, po Doktorin se japim do të thoshte Paloma në fund.
Mundësia për të debatuar me një kundërshtare socialiste ishte me Monika Lubonjën, duke i treguar asaj se dhe Monika Kryemadhi ka qenë socialiste, por në fund u bën aleatë.
Kulmi i audiencës do të ishte me Fifin, pasi ajo e ka shprehur simpatinë e saj për Doktorin vite më parë, dhe me të mund të sajohej dhe një skenë gjumi, kur ajo tenton t’i hyjë në krevat, por ai i thotë jo se jam burrë i ndershëm. Këtu do të fitonte pikë.
Në fund mund të bënte polemika me Ariola Demiraj, tropojane që u bë me PS, por që kishte qenë më parë me PD. Me atë do të trajtonte temën se si Luli i zboi demokratët e vërtet nga PD, dhe ata përfunduan tek Edi Rama.
Pra kishte shumë variacione. Por tani është rast i humbur pasi Blushi i mafies së plehrave, nuk na lajmëroi në kohë.
Por do ta bëjmë tek zeni.net