Pas konfirmimit zyrtar të vizitës së sekretarit Blinken, Mulin e munduan shumë dyshime lidhur me shkrimin e Lelos rreth anulimit të vizitës.
Shkrimi e gëzoi shumë, por ende pa e shijuar gëzimin, ata nga SHBA sikur atë prisnin dhe botuan njoftimin zyrtar.
-Si ka mundësi, i tha Muli, Lelos?
Ti sikur ke dhe burime amerikane. Si ndodhi kjo?
-Nuk e di, tha Lelo. Dyshoj se më kanë mashtruar qëllimisht.
Më thanë është e sigurtë që nuk vjen, dhe unë i besova.
Bile ma konfirmoi dhe Irfani.
Keep Watching
-Po atë të ka thënë ai burri, që ata nuk duhen besuar kurrë, tha Muli.
-Më ka thënë, tha Lelo, por e di si është ndonjëherë.
Të hedhin sirën thonë plakat.
Të bëjnë magji duke të gënjyer. Ja kështu më ka ndodhur.
-Ai burri është mërzitur shumë, tha Muli.
Jo se do vijë ai, po pse u përdore ti për përgënjeshtrim.
Learn more
Më tha na ka ngul thikë pas shpine.
I thashë, Doktor nuk ke çfarë bën. Aksidente janë këto.
-Jo jo, më tha. Nuk është aq e thjeshtë puna.
U përpoqa ta qetësoj, por ishte tërbuar.
Kisha bë gati fjalimin sot për tek rrugica. Ai më la pa fjalim.
-Nuk ishte e qëllimshme nga ana ime, tha Lelo.
Ishte një moment dobësie që unë i besova ata, tani si besoj më kurrë.
Ashtu siç nuk e kam besuar kurrë që Doktori është “non grata”, ashtu nuk do ti besoj dhe ata në të ardhmen.
-Nejse duhet bërë diçka të fitosh besimin e Doktorit, tha Muli.
Mendoj se ditën që ai do vijë në Tiranë, ti të flasësh tek rrugica dhe ta demaskosh vizitën si një ndihmë për McGonigalin dhe të sponsorizuar nga Sorosi.
-Do ta mendoj një gjë të fortë, tha Lelo.
Ndoshta bëj dhe një poezi për të, siç bëra për Yuri Kim.