Pas gjithë këtij debati të nxehtë për kullat, Muli u kujtua sot se tek SHQUPI, ka vend për tre kulla. Në një nga studimet e bëra paraprakisht nga pronarët ato janë quajtur “Kullat e Lirisë” dhe i shkojnë për shtat shumë Foltores.
-Duhet fol me Sandrin tha Muli, të flas me Ramën, mos na japi këto lejet për kullat këtu, pastaj le të bëj ca të doj me Lul Bashën. Tia jap ku të doj selinë,. Nuk na duhet as vula as selia.
-Duhet t’i a shti në mendje Doktorit tha Lelo, se Sandri flet vetëm e Doktorin. Mua nuk më hap as telefonin. Po dhe Doktorit nuk ja them dot.
-E mirë se i’a themi Zenit dhe i shkon si propozim nga këta ndërtuesit tha Muli.
-Unë mendoj se ky kompleks mund të bashkoj opozitën tha Lelo. Meqë janë tre kulla i ndajmë. Më të madhen e marrim ne, kurse pjesës së Lulit dhe Gaz Bardhit i japim dy kulla më të vogla.
-Në asnjë mënyrë tha Muli. Si mund ti fusim ata në pejsë. Ata deshën vulën të mbajnë vulën, ne mbajmë kullat. Ne marim pjesën tonë e vazhdojmë punën.
-Po mendova s ekështu i shërben më mirë unitetit tha Lelo.
-Çfarë uniteti thua tha Muli. Ata pa lek e shiko cpo na bëjnë. Po të marrin dhe lek na marrin fytyrën fare.
-Puna është që ta dalim të bashkuar pas kësaj tha Lelo. Meqë SHQUP u bë mollë sherri, kullat të bëhen faktor bashkimi.
-Në asnjë mënyrë tha Muli. Me ata jemi ndarë për vdekje. Më kollaj ja jap Ilir Metës se atyre. Se na shkon dhe emri i koalicionit. Kullat e Lirisë tek Koalicioni i Lirisë.