osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Muli bën planin se cili do jetë shënimi tjetër i Doktorit në procesverbalin e SPAK

Muli bën planin se cili do jetë shënimi tjetër i Doktorit në procesverbalin e SPAK

Sot Doktori u paraqit për herë të parë në SPAK.

Kur oficerja e policisë gjyqësore i vuri para procesverbalin për të firmosur prezencën, ai u ul dhe shkroi një paragraf kundër Altin Dumanit, duke e quajtur “kriminel”.

Kjo veprimtari “kreative” e tij i gëzoi shumë demokratët e “Rrugicës së Shpresës”, të cilët ishin mbledhur para SPAK-ut për ta mbështetur.

Pas kësaj, Muli thirri Lelon për të diskutuar idenë që Doktori të shkruante një paragraf të ngjashëm për çdo paraqitje të tij në SPAK.

-Lelo, duhet të përgatisim nga një paragraf për çdo takim të Doktorit në SPAK.

Kështu të duket i angazhuar dhe t’i japim material për t’u marrë me ta.

-E kam të vështirë t’i parashikoj të gjitha që tani, tha Lelo.

Duhet t’i sajojmë dhe në kontekstin e ngjarjeve që ndodhin ato ditë kur të paraqitet. Duhet të presim.

-Mirë, tha Muli. Kjo e sotmja ishte për Dumanin. E kam parasysh.

Tjetra i bie më 20, që është dhe dita e gjyqit për klubin Partizani.

Mendoj që duhet të kemi diçka për Taulant Ballën, se ai është denoncuesi.

-Po atë e sulmoi dhe sot, tha Lelo.

-E di, e dëgjova. Por t’ia lërë të shkruar në procesverbal!

Problemi është që Dumani mund t’i quajë ato ‘shkelje ligji’ dhe ta marrë Doktorin në hetim.

Dhe kur ta marrë në hetim, ne të themi që janë deklarata të vërteta dhe duhen hetuar seriozisht.

-Po çfarë të shkruajë për Taulantin?

-Deri atëherë ka kohë, tha Muli, por diçka e tipit: Taulant Balla, dashnori i Irena Gjokës, kanë bërë treshe me Altin Dumanin dhe janë përgjuar në një hotel nga Çapja.

Pastaj, kanë porositur arrestimin e Çapjes për llogari të Cepjes dhe më pas Dumani ka arrestuar Cepjen që të mbyllej qarku dhe të zhdukej dëshmitari.

Pak a shumë gjëra të tilla.

Lelo qeshi.

-Qenka shumë interesante, tha ai.

Se ky Taulanti një herë ka përdhunuar një femër që kishte SIDA.

E ka denoncuar Doktori dikur, por s’e zuri SIDA, se këta socialistët as SIDA nuk i do.

Muli u mendua për një çast, pastaj qeshi edhe ai.

-Shkëlqyer! Po e përfshijmë këtë histori diku. Mbase në paragrafin e datës 20.