Pas provokimit të fundit të Lulit, i cili ka lyer selinë e PD, duke ndryshuar ngjyrën blu dhe duke e kombinuar me të bardhë dhe vishnjë, Muli vendosi të bëjë planin për pushtimin e selisë më 8 janar.
Detyra që ju ngarkua ishte e vështirë, por ai është i vendosur ta çojë deri në fund.
Shpresat bazohen tek grupi i drogës së Londrës nga Anglia, që Muli i ka pas ndihmuar kur ishte ministër dhe u mbylli çështjen në qershor 2013, kur u kap një pjesëtar i tyre, si dhe grupi i Tropojës, që është gjithnjë grup i gatshëm, por që Doktori nuk ua ka shumë besën, se bashkëpunojnë dhe me palën tjetër.
Njëri prej tyre shkoi ju betua dje se “me këta të PS dhe bëjmë ndonjë pazar, por me Lulin të japim fjalën që nuk bëjmë pazar”.
Kjo duket sikur e bindi pak.
Plani i sulmit fillon më datë 7 janar.
Në fillim do t’i presin selisë ujin dhe dritat gjatë natës.
Duke i prerë ujin dhe dritat, ata nuk lënë dot roje brenda në godinë, pasi nuk kanë ujë banjat dhe nuk kanë me se ngrohen.
Po ashtu dhe kamerat e sigurisë nuk punojnë më dhe nuk ka kush i rregjistron.
Pas kësaj, të shtunën në mëngjes do të mbyllet hyrja në PD dhe nuk do lejohet Luli dhe nëpunës të PD të hyjnë në seli.
Pasi të krijohet tension, atëhere do të jepet kushtrimi që njerëzit të mblidhen para selisë.
Në kohën që njerëzit do mblidhen tek dera para, grupi i Londrës do kalojë gardhin nga pas, do thyejë xhamat dhe do hyjë nga brenda të hapë dyert, duke marrë godinën nën kontroll.
Grupi i Tropojës do rrijë në oborr dhe do të eleminojë individë të veçuar, që duan të krijojnë konflikte në oborr.
Grupi i LSI do hyjë në skenë në pjesën e dytë, pasi të hyjmë në zyra, dhe do kontrollojnë për përgjues dhe kamera, për t’i çmontuar.
Ata po ashtu do kontrollojnë dhe dosjet e Lulit.
Pastaj në fund do vijë Komisioni i Rithemelimit dhe do marrë zyrtat nën kontroll.
Nëse Doktorit, i ka ikur Covid deri atë ditë, do të vijë dhe ai mbasdite.
Nëse jo, do vijë Zeni në vend të tij dhe ai do vijë sapo të shërohet.