Aktori i madh i humorit numëron me qindra role në skenën e humorit, me një aktivitet 41-vjeçar në skenë. Muhamet Lika lindi më 26 Qershor të vitit 1955 në qytetin e Vlorës. Daljen e parë në skenë e pati në vitin 1978, ku u bashkua së bashku me 3 parodistët e tjerë.
Parodistët e Vlorës fituan zemrat e të gjithë shqiptarëve me humorin e tyre brilant të ndërthurur edhe me këngën duke i mbijetuar brezave për vite të tëra. Katër paraodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Lika u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skënën e teatrit ‘Petro Marko”.
Lika duartrokiti parodistët e rinj të estradës së re në Vlorë dhe më pas u nis për kontrollin në Itali por nuk ia doli dot. Lika mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa është vlerësuar nga Presidenti i Republikes me titullin “Mjeshtër i madh”. Ai la pas dy fëmijë dhe gruan e tij./Aktoret/