osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mrekulli në gjykatën e Beratit, gjyqtarja Entela Gjoni liron nga burgu autorin e një tentative vrasjeje

Mrekulli në gjykatën e Beratit, gjyqtarja Entela Gjoni liron nga burgu autorin e një tentative vrasjeje

Atentati i dështuar ndaj Iljaz Ismailajt në fshatin Poshnjë të Beratit në 21 Maj 2021, është kthyer në një lojë ping-pongu në gjykatat Shqiptare, ku autori i këtij krimi, Adriatik Shabanaj hyn e del nga burgu, sipas vullentit dhe dëshirës së Gjykatës së Beratit.

Njeriu që goditi me armë ndaj Ismailajt, i cili kishte vetëm 1 ditë që mbëriti në Shqipëri nga Anglia, aktualisht ka lënë ambjentet e burgut, duke qëndruar në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Adriatik Shabanaj, ka rifituar zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, falë një vendimi të marë nga gjyqtarja Entela Gjoni, e cila ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për një vepër të rëndë penale, siç është “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim.

Shabanaj përbën një rast unikal në jurisprudencën Shqiptare, pasi për tentativën e vrasjes së 21 Majit 2021 ngjarje kjo e ndodhur në ambjentet e restorant “Kështjella” në Poshnjë, autori i krimit ka hyrë dy herë në burg dhe dy herë ka dalë nga burgu.

Për herë të fundit të daljes së tij nga burgu, ka kontribuar gjyqtarja e Beratit, Entela Gjoni, e cila ka neglizhuar dhe një vendim të Gjykatës së Lartë që urdhëronte mbylljen në qeli të Shabanaj.

Sipas dosjes hetimore me Nr.269, jepet një tablo e qartë se çfarë ka ndodhur në 21 Maj, ku evidentohen protagonistëte kësaj ngjarje dhe pasqyrohet situata edhe përmes pamjeve filmike, ku qartazi duken personat e armatosur.

Në pamjet filmike dallohet qartë se në vendgjarje, shkon dhe një person me bluzë të bardhë, Gazmendi, i cili është vëllai i Iljaz Ismailaj.

Pas këtij moment, situata ka dalë jashtë kontrollit, duke vënë në përdorim një armë pistoletë që mbahej nga Adriatik Shabanaj.

Nga të shtënat me armë është plagosur 33-vjeçari Iljaz Ismaili, ndërsa siç duket në këto pamje vëllai i Ismailaj, personi me bluzë të bardhë, tenton të mbrojë vëllain e tij, Ilijazin, që në pamje filmike është pikërisht personi me bluzë të kuqe.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja pistolete të llojit “TT”, ndërsa fillimisht persona të arrestuar nga policia e Beratit, kanë qënë Adriatik Shabanaj, i cili deri në këtë fazë të hetimit akuzohet për “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.

Ndërsa emra të tjerë në këtë çështje që akuzohen për vepra penale si “Mbajtje pa lejë të armëve”, “Moskallëzim Krimi” dhe ”Përkrahje të autorit të krimit”, janë personat Fatjon Shabanaj, Ilir Ngracani, Aurel Filaj, Nertil Tabaku.

Fillimisht në Maj 2021 gjykata e Beratit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Shabanaj.

Por çështja kaloi në gjykatën e Apelit Vlorë, ku sipas avokatit Erjon Laze, që mbron interesat e personit nën hetim për vrasje në tentativë, Adriatik Shabanaj, vuante nga ç’regullime shëndetësore të sëmundjes së migrenës dhe dermatiti psoriatik.

Megjithë kundërshtimin e prokurorit të çështjes, Gjykata e Apelit Vlorë, vendosi të pranojë kërkesën e avokatit Laze, duke zëvendësuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për të arrestuarit Adriatik Shabanaj.

Por teksa Shabanaj qëndronte në shtëpi, çështja kundër tij kaloi në Gjykatën e Lartë, e cila pasi analizoi dosjen konstatoi se vepra penale, dhe dinamika se si ishte kryer krimi, nuk parashikonin ligjërisht një masë të butë siç është “arresti shtëpiak”.

Për pasojë, një Kolegj Penal i Gjykatës së Lartës urdhëroi që Shabanaj të rifutej sërisht në ambjentet e burgut të Beratit. Por pas disa kohë qëndrim në burg, Shabana, përmes avokatit të tij ka kërkuar sërisht zëvendësimin e masën e sigurisë dhe kthimin e gjëndjes së mëparshme në “arrest shtëpie”.

Gjyqtarja Entela Gjoni, që ka shqyrtuar kërkesën ka vendosur ta pranojë atë, duke kthyer sërisht në shtëpi Shabanaj dhe dalë kundër vendimit të Gjykatës së Lartë.
Gjyqtarja Gjoni, e zëvendësoi masën me argumentin se vuan nga Migrena dhe se Shabanaj, ka qëndruar më parë 8 muaj në “arrest shtepie” duke mos u larguar nga banesa.

Por gjyqtarja, në mënyrë të qëllimshme për të favorizuar kërkuesin harron faktin, se Shabanaj ishte liruar më parë nga Gjykata e Apelit Vlore, me të njëjtën masë nga një trupë e nxjerrë jashtë nga sistemi gjyqësor prej “Vettingut”.

Ndërkohë gjyqtarja në mënyrë të qëllimshme harron ose nuk përmend faktin, se në të njëjtin procedim, bashkë i pandehuri Aurel Filaj, i akuzuar për “Mos kallzim Krimi” që ka nje marzh denimi deri në 3 vite, vepër penale shumë herë më e lehtë se “vrasja me dashje” e mbetur në tentative, është larguar jashte vendit që në mars 2020.