Një gol i realizuar pak minuta para fundit të kohës së rregulli vendosi fatin e kësaj sfide. 20 muaj pas finales së humbur me Francën, “iberikët” prekin sërish finalen, ku do të ndeshen të dielën me Kroacinë në Roterdam.
Pjesa e parë ishte e bukur dhe me raste, por asnjëra nga skuadrat nuk ia doli që të shënonte. Fraksion i dytë ishte më i kujdesshëm, me skuadrat që ishin më të frikësuara e u desh një gol i Joselu, që i dha biletën e finales Spanjës.
Italia e pafat, pasi vetëm pak sekonda para fundit të kohës së rregullt e pa veten në disavantazh. Tani, Spanja në “De Kuip” do të masë forcat me Kroacinë e Daliç, për të përcaktuar fituesen e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.
Spanja arrin në gjysmëfinalen e Nations League, duke shkuar për të dytën herë në finalen e këtij kompeticioni.
Sfida nisi në mënyrën më të mirë për Spanjën, që realizoi që në minutën e tretë me anë të Pino, por pak vetëm 10 minutash lojë italianët fituan një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga ana e Immobile, i cili barazoi shifrat. Në të 21-ën Frattesi shënoi golin e përmbysjes, por VAR i ndërpreu festën Italisë, duke sinjalizuar një pozicion të parregullt. Më tej gjithçka foli për iberikët dhe mbyllja 2-1. /Ekskluzive.al