osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Moza nga Tropoja e ndanë “pazarin”: “Bashën e mbështesin 95% e personave që futen në seli, Berisha ka përkrahjen e 95% të bazës së PD”

Moza nga Tropoja e ndanë “pazarin”: “Bashën e mbështesin 95% e personave që futen në seli, Berisha ka përkrahjen e 95% të bazës së PD”

E ftuar në Debat me Alba Alishanin, Mimoza Hajdarmataj, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, komentoi zhvillimet më të fundit në partinë më të madhe opozitare në vend.

Teksa përmendi deklaratën e Bashës se ka mbështetjen e 95% të PD, Hajdarmataj theksoi se kryetari aktual ka mbështetjen e vetëm personave që futen në seli, ndërsa “Foltoren” e Berishës e mbështesin 95% e bazës së partisë dhe sipas saj, mbledhja e Kuvendit Kombëtar është e pashmangshme.

“Kemi një situatë jo fort të këndshme në PD, e cila ka ardhur si pasojë e një vendimi person të Lulzim Bashës për përjashtimin e liderit historik të PD nga grupi parlamentar. Ne ngelëm të befasuar, pasi retorika e kryetarit nuk kishte qenë asnjëherë e tillë.

Mbi të gjitha, ishte një vendim i pa konsultuar në forumet e PD. Ne sapo dolëm nga një proces i nxituar rikonfirmimi i zotit Basha në krye të PD dhe ky vendim kaq i rëndësishëm ishte i patolerueshëm. Reagimi është i menjëhershëm. Unë jam rreshtuar krah Foltores. Unë nuk e shikoj si një proces që po ndodh mes ish-liderit dhe liderit të PD, por si një organizëm që deri diku duhet të ndalojë arbitraritetin e kujtdo, edhe të një kryetari me vulë apo jo.

Mendoj se me aq sa ka ngelur selia e PD, bashkë me kryetarin dhe një pjesë të mbështetësve të tij nëse ata i quan 95%, aty ai ka të drejtë, pasi brenda selisë ata që hyjnë në ato zyra janë krah tij. Pjesa tjetër, 95% e të gjithë bazës së PD po mbështet “Foltoren” dhe të gjithë bashkë do të shkojmë në një mbledhje të Kuvendit Kombëtar. I gjendur në atë seli, me atë grup mbështetës, aksionet që dalin janë si sfumues i kësaj që po ndodh me “Foltoren””, u shpreh Mimoza Hajdarmataj.