Ermioni Kacifa, motra e Kostandinos Kacifas, ka folur për mediat greke, ku ka thënë se minoritarët grekë në Shqipërinë e jugut, janë autoktonë.
Ajo tha se ata jetojnë nën një terror psikologjik dhe nën një frymë armiqësie.
“Ne aty jemi grekë autoktonë.
Mbi këtë ka shkruar Herodoti, kanë shkruar vepra si Tukidhidhi dhe Stravoni, ku flitet qartë për grekët që jetojnë atje, me dialekt të lashtë grek, që vazhdohet të flitet deri në ditët e sotme.
Dhe nuk arrij të kuptoj arsyen përse u dashka të ikim ne nga aty. Shqiptarët duan të na përzënë që aty.
Po nuk e kuptoj dot pse ne duhet të jetojmë në atë klimë, nën atë terror psikologjik dhe nën këtë frymë armiqësie. Përse të thonë ata flasin në këtë mënyrë për ne?
Natytisht nuk dëshiroj të përmend emra këtu.
Thonë që ne aty na qenkemi si mysafirë. Kjo gjë është e papranueshme!
Si nuk ka dalë asnjë deputet këtu të thotë diçka mbi këtë temë. Duhet të reagojnë deputetët grekë.
Të paktën për këtë temë dhe le të mos reagojnë fare për vëllain tim.
Të paktën të thonë diçka mbi këtë temë. Që ne aty nuk jemi mysafirë dhe ta dëgjojë e gjithë bota këtë që po them tani.
Ne aty nuk kemi qenë mysafirë kurrë. Ne aty jemi autoktonë, epirjotë të pastër!
Mamaja dhe babai im akoma flasim greqishten e lashtë, dialektin e lashtë grek”, tha ajo.