osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Moti i keq/ Veriu e juglindja në “pushtetin” e borës! Ja si paraqitet situata në gjithë vendin, cilat janë rrugët e bllokuara?!

Moti i keq/ Veriu e juglindja në “pushtetin” e borës! Ja si paraqitet situata në gjithë vendin, cilat janë rrugët e bllokuara?!

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, situatë me problematike në Dibër. Zonat veriore dhe juglindja janë nën pushtetin e dëborës, ndërsa pjesa e tjetër e vendit është përfshirë nga reshje intensive shiu sidomos gjatë ditës së djeshme. Mësimi është pezulluar në 77 shkolla të vendit. Shëngjini dhe 6 njësi administrative të Lezhës në terr prej 3 ditësh

Dëmtohen shtyllat, banorët e 6 fshatrave në Lezhë dhe një pjesë e Shëngiinit pa drita (VIDEO)

Dimri polar/ Në Kapshticë u krijua situatë kaotike, autobusët mbetën mbi 3 orë pritje!

Udhëtarët: Shteti ta zgjidhte, qëndruam mes borës, me fëmijë, pleq e gra shtatzëna (VIDEO)

Lezhë/ Prag-tragjedie në Torovicë, shkëmbi këput shtyllën elektrike, shpëton për mrekulli shoferi! (VIDEO)

Dibër/ Makina me 3 persona bllokohet në Qafën e Murrizit

Korçë/ Greqia ndalon hyrjen e kamionëve e autobusëve në Kapshticë

Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit

Fier/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës: Rrini në gatishmëri

Lezhë/ Rrëzohen dy pemë pranë spitalit, dëmtohen disa makina

I gjithë vendi u përfshi nga moti i keq ditën e sotme. Zonat veriore dhe juglindja të vendit u ‘pushtuan’ nga reshjet e dëborës, ndërsa pjesa e tjetër e vendit u përfshë nga reshje intensive shiu sidomos gjatë ditës së djeshme. Mësimi është pezulluar në 77 shkolla të vendit, sidomos në fshatrat ku ka pasur reshje të dendura dëbore.

Ndërkohë që prej 3 ditësh 6 njësi në Lezhë dhe një pjesë e qytezës së Shëngjinit janë pa energji elektrike, ku mijëra banorë qëndrojnë në terr, për shkak të defekteve në rrjet.

DIBËR

Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme në Qafë Murriz, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi. Qindra banorë në fshatrat e Dibrës u izoluan, pasi trashësia e borës shkoi deri në 1 metër në fshatrat e Lurës, Kalaja e Dodës, Trebisht, Martanesh, ndërsa në qytetin e Peshkopisë 35 cm. Ushtria ndërhyri për transportimin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit. Mësimi u pezullua në 25 shkolla. Lidhja e Dibrës me Tiranën bëhet nga rruga e vjetër e Klosit, pasi Rruga e Arbrit është e pakalueshme.

KUKËS

Në qarkun Kukës të gjitha rrugët janë bërë të kalueshme, përveç rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale dhe rrugët e fshatrave Cahan, Xhebexhi, dhe Vlahen të bashkisë Has. Qarku i Kukësit, u përfshi nga reshje bore, shoqëruar me erë të fortë. Në 20 shkolla të Kukësit e Hasit u pezullua mësimi për shkak se rrugët u bllokuan nga bora.

KORÇË

Kalimi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës u ndalua për autobusët e kamionët për shkak të borës në zonën greke të Grevenas. Kjo situatë solli orë të gjata pritje për drejtuesit dhe pasagjerët. Ndërsa rrugët nacionale të Korçës janë të hapura, por këshillohet përdorimi i zinxhirëve sidomos në Qafë Thanë. Në izolim janë fshatrat Vithkuq-Shtyllë-Panarit si dhe mungon energjia.

SHKODËR- LEZHË

Në Qarkun Shkodër, në bashkinë Fushë-Arrëz po punohet për zhbllokimin e rrugëve që lidhin njësinë administrative Iballë me fshatrat e saj. Ndërsa segmenti Kir-Shosh vazhdon të jetë i bllokuar.

Ndërsa në Qarkun Lezhë të gjithë akset rrugore kombëtarë janë të kalueshme duke përfshirë edhe rrugën e Kishës, e cila u hap për qarkullim me goma dimërore.

Mijëra banorë të fshatrave të Lezhës, në njësitë Kallmet, Blinisht, Dajç, Kolsh, Zejmen, Shënkoll dhe një pjesë e Shëngjinit, ndodhen pa energji elektrike prej 3 ditësh.
Dëmtimet e shkaktuara në rrjet nga moti i keq, me erë të fortë, nuk janë arritur ende që të rikuperohen.

Në Torovicë shkëmbi u shkëput nga mali duke rrëzuar shtyllën elektrike, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

BERAT-ELBASAN

Në Skrapar gjithashtu pati reshje të dendura dëbore dhe ngrica. Mungon energjia elektrike në Corovodë, Bogovë. Rruga që lidh Skraparin me Beratin është e kalueshme me vështirësi pasi ka rrëshqitje gurësh. Në Përrenjas, Librazhd dhe Gramsh era e fortë shkaktoi probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike. Rruga e Labinotit në Elbasan gjithashtu është e bllokuar nga bora.

LUSHNJE-VLORE

Reshjet e shiut me intesitet të lartë shoqëruar me erë shkaktuan probleme në Lushnje e Divjakë. Qindra hektarë tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit në Dushk, Golem, Grabjan dhe buzë lumit Seman.

Vlora u përmbyt një natë më parë, por sot situata u përmirësua. Uji është terhequr nga rrugët kryesore, si Pavarsia, zona e Skelës, por ka mbetur balta. Ndërsa në lagjen periferike Kushtrimi mbi 20 banesa janë të rrethuara nga uji në oborre.