Kur të gjithë po presin që temperaturat të rriten, Mbrojtja Civile Kombëtare në Itali parashikon erëra shumë të forta. Sipas shërbimit meteorologjik italian bëhet me dije se erërat do të përfshijnë të gjithë vendin, ku do të arrijnë deri në 140 km/h.
Po ashtu dhe në det, erërat do të jenë të forta dhe sipas informacioneve dallgët do të arrijnë deri në 6 metra lartësi. Moti i keq do të vijojë gjatë javës së Pashkëve dhe pritet që të ketë ciklone.
Pjesa më e prekur e Italisë do të jetë jugu dhe pritet që kjo të ndkojë dhe në motin në vendin tonë. Prandaj gjatë javës tjetër, mos prinsi diell, por duhet që të keni në çdo kohë pelerinë me vete sepse çadra ju rrezikon të fltuturon.