osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mosmirënjohësit e PD-së nga “Inati i vjehrrës, seks me Mullixhiun”, anije e lodhur që po fundoset

Mosmirënjohësit e PD-së nga “Inati i vjehrrës, seks me Mullixhiun”, anije e lodhur që po fundoset

Nga Artur Zhej 

Kjo është kronika e shëmtuar që mbahet shënim nga ditari i ditëve të gjata të pushtetit të PS, bjerrja e njerëzve interesaxhinj që kanë qenë në shtëpitë e ndryshme politike dhe që u kthejnë shpinën në kohëra të këqia.

Janë po ata arrogantë dhe përfitues të djeshëm, që sot krekosen si “figura” të rëndësishme dhe hatërmbetura.

Partia Demokratike, është sot një anije e lodhur dhe e paguximshme e në det të hapur, me ekuipazh të rraskapitur, një pjesë e të cilëve bëjnë kontrabandë interesash me sipërmarrës të rëndëisishëm, që sot janë rreshtuar me pushtetin.

Mungon energjia, mungon virtyti dhe mbi të gjitha mungon besimi.

Por kjo panoramë e trishtuar e partisë më të madhe opozitare, nuk justifikon kazmën dhe lopatën, që përdoret fort nga një pjesë e pëdistëve për ta varrosur përfundimisht, ish shtëpinë e tyre, që në fund të fundit, i bëri dikushi në këtë vend, u dha emër dhe katandi të madhe.

Thënë kjo, nuk se kam ndërmend me këto rradhë të shfaqsoj aspak Lulëzim Bashën, dhe mos shkëlqimin shqetësues të lidershipit të tij.

Të dish të mbash trysninë në Opozitë është e vështirë dhe braktisja që pason nga ish servilët e puthadorët është e neveritshme, por kjo është jeta në politikë. Sepse në politike: “Je, vetëm kur Ke”.

Kur “Ke” pushtet, “Ke” influencë, “Ke” para dhe kur ofron mundësi të besueshme zhvillimi dhe kariere.

Mirëpo: “Nga inati i vjehrrës, nuk shkohet me bo seks me mullixhiun!” thoshte dikur populli, se mullixhiu të merr falas edhe “pjeshkën”, edhe grurin, edhe pushtetin dhe të jep si kusur një tallje të madhe trapi…

Halli i PD, është vërtet një hall i madh, sepse është një parti, që po fundoset nga mungesa e “larjes përfundimtare të hesapeve”, me përgjegjësitë e humbjes së vitit 2013, përjashto këtu të dorëhequrin Berisha.

I cili e vetëpërjashtoi veten nga posti drejtues formal, por që ruan njëkohësisht polin e vet të influences, ku “fraksionistët”, shkojnë si në një xhami, e falen duke mallkuar Lulëzim Bashën dhe duke hymnizuar Doktorin.

Lufta masakruese që ka përfshirë, dy apo tre fraksione në Partinë Demokratike, fraksione që kanë edhe një luftë të dytë ndaj njeri tjetrit, përveçse ndaj Bashës, thellon fundosjen e ditëpasditëshme të kësaj forcë politike, kryeopozitare.

Mungon dukshëm “Energjia”, për një bashkim të vërtetë, atëhere, edhe pse perceptohet si e pakëshillueshme, duhet një ‘Ndarje” e fortë dhe përfundimtare, të cilën Basha e tentoi, por ju hodhën pak të themi në fyt.

Historirat me “kunetër” dhe me autokracira drejtuese, mund të jenë ankesa që qëndrojnë, por nuk janë “ex novo”(një gjë e re) në PD, kjo parti ka patur përherë një Dorë të fortë në komandën e vet.

Të njejtën dorë, Doktorin.

Çështja është se fraksionistët nuk pranojnë “Dorën” e Bashës, sepse janë realisht, apo ndjehen realisht, konkurentë të tij.

Vetëm kaq e thjeshtë është, të tjerat duken retorikë, me një rezultat elektoralisht të rrezikshëm dhe kuptueshëm në favor të Ramës.