osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mosdekretimi i Sandër Lleshit/ Juristi i ashpër me Ilir Metën: Ka probleme me shëndetin mendor, ndryshe s’shpjegohet

Mosdekretimi i Sandër Lleshit/ Juristi i ashpër me Ilir Metën: Ka probleme me shëndetin mendor, ndryshe s’shpjegohet

Juristët kanë hedhur dje poshtë pretendimet e Presidentit Ilir Meta sa i takon dekretit për Sandër Lleshin. Gjatë një prononcimi për gazetën “Sot”, Idajet Beqiri theksoi se duke qenë se qeveria me në krye kryeministrin ka dalë nga populli, atëherë e di vetë kryeministri se kë vendos në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Emërimi dhe shkarkimi i ministrave bëhet nga Presidenti i Republikës mbi bazën e propozimit të kryeministrit. Qeveria dhe qeverisja është e atyre që populli në votim u jep shumicën. Qeveria krijohet nga kryeministri. E di ai me kë ministër do të punoj për ta patur në kabinetin qeveritar”, tha avokati.

Ai shtoi se vendimi i Metës për të mos dekretuar Lleshin është në shkelje të Kushtetutës. Sipas tij, kreu i shtetit po tenton të pengojë punën e qeverisë.

“Mosdekretimi nga Presidenti i Republikës i ministrit që propozon kryeministri, kjo është shkelja më e rëndë që i bëhet Kushtetutës së Republikës, parimeve të shtetit të së drejtës, demokracisë dhe lirisë. Kjo do të thotë që ti, fituesi i zgjedhjeve, ti që populli të ka mandatuar me votën e lirë, të qeverisësh sipas mendjes “surrugato” të një presidenti, i cili meqenëse ishte i partisë humbëse në zgjedhje, kërkon të sabotojë qeverisjen që do populli, duke i bërë pengesa artificiale kryeministrit që populli i ka dhënë votat për qeverisjen e vendit”, u shpreh Idajet Beqiri.

Ai shtoi se në këtë rast Kuvendi i Shqipërisë mund të vendosë se çfarë do të bëjë me dekretin e Metës.

“Sipas ligjit nëse Presidenti i Republikës nuk e dekreton ministrin e propozuar nga kryeministri brenda 7 ditëve, ose e refuzon emërimin, brenda 10 ditëve këtë dekret e miraton ose e hedh poshtë Kuvendi i Shqipërisë. Dhe kështu mbyllet cikli, duke i hapur udhën vizitës mjekësore të Presidentit, pasi për asnjë arsye tjetër, veç arsyeve të shëndetit mendor, nuk mund të nëpërkëmbet neni 98 i Kushtetutës së Republikës”, tha Idajet Beqiri.