Policia Rrugore ka apeluar për kujdes në lidhje me shpejtësinë në aksin rrugor Durrës -Tiranë, pas evidentimit të rasteve të tejkalimit deri në dy-fish të shpejtësisë së lejuar.
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
“Të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane monitorohen me mjete inteligjente nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark”, kujton policia.
Njoftimi:
Mos udhëtoni më shpejt se jeta
171 km/h deri në 181 km/h në aksin rrugor Durrës -Tiranë, ku shpejtësia e lejuar është 90 km/h.
Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës.
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
Stop shpejtësisë
Mos rrezikoni
jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.
Të gjitha akset rrugore
nacionale dhe qendrat urbane monitorohen me mjete inteligjente
nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark