Aktori i humorit Erion Isai prej disa ditësh ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për bashkinë e Kolonjës.
Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘Ftesë në pesë’, ku ka pohuar se do të shpërngulet në Ersekë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën.
Mirëpo, kurioziteti i fansave është i madh dhe njëri prej tyre nuk ka nguruar ta pyes në ‘Instagram’ se si do të vijojë me humorin në qoftë se zgjidhet kryetar bashkie.
‘Po u bërë kryetar! Do bësh humor me njerëzit apo seriozitet?’, pyet fansi.
Ndërkohë Isai ka shtuar: ‘Do punoj seriozisht për t’ju rikthyer buzëqeshjen njerëzve’.