Analisti Kreshnik Spahiu ka bërë një reagim pas komenteve në rrjetet sociale pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare, e cila ishte planifikuar të zhvillohej sot në Gjakovë.
Sipas Spahiut, shqiptarët e Kosovës po bëjnë thirrje në mediat sociale që të mos pushojnë më si turistë në Shqipëri, për sa kohë kryeministër do të jetë Edi Rama.
Ndërkohë, analisti u drejtojet shqiptarëve të Kosovës, duke theksuar se bregdeti shqiptar është edhe atdheu i tyre, as i kryeministrit Edi Rama dhe as i kryeministrit Albin Kurtit.
Reagimi i Spahiut:
Është mbushur Facebooku me thirrje nga Kosova: “Mos shkoni turist në Shqipëri deri sa të jetë Rama”.
Të dashur vëllezër, brgedeti shqiptar s’është pronë e Ramës por toka juaj e bekuar, është atdheu juaj. Tokën na e ka dhuruar Zoti si kombi më vjetër në Europë. Toka s’është e Ramës dhe ju s’jeni kope lopësh e Albin Kurtit. Shqipëria dhe Kosova janë të përhershme, Edi dhe Albini të përkohshëm. Deti është i juaji, jo i PS dhe VV.