Ish-kreu i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka komentuar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD-së.
Në një postim në rrjetet sociale, Elezi rendit pikat, që hedhin poshtë atë që pretendohet nga propaganda e Republikës së re, ndërsa thekson se ajo që po ndodh nuk është aspak transparente dhe aq më tepër demokratike.
Postimi i Elezit
PD e meriton nje ‘lider perendimor’ si Luli.
Procesi i perzgjedhjes se kandidaturave per deputet u hap plot entuziazem duke e konsideruar si nje kthese te madhe per PD. Nje hap i madh ne mbajtje te premtimit se nuk do perseritej ‘gabimi’ i 2017, kur listat u ben per nje nate nga kryetari dhe sdi kush.
Pikat kryesore te tij garantonin nje proces demokratik.
Pika 2.c percakton qarte se kandidaturat do konsultohen nga antaresia.
Pika 3. garanton ‘trasnparencene procesit’, gjitheperfshirjen dhe mosparagjykimin e asnje kandidati qe ploteson kriteret e percaktuara ne pikat 4 dhe 5.
Pika 6.ç percakton se perqindja e kandidaturave te konfirmuara nga antaresia do jete jo me pak se 80 % e listes kandidateve per zgjedhjet e 2021.
Duke qene qe nje pjese e mire besonin ne ket proces dhe se mediat dhe analistet e konsideruan nje kthese te rendesishme te Bashes dhe PD, ne respekt te procesit personalisht kam heshtur edhe pse i bindur qe eshte nje farse e rradhes.
Cfare ndodhi:
Se pari : procesi nuk ishte aspak transparent (pika.3), kete e provon fakti se askush nuk e di se kush dhe si u pergjodh, per me teper qe edhe sot 2 dite para votimit nuk dihet kush jane kandidaturat e selektuara. As zyra e organizimit te PDSH dhe as deget e rretheve s’kane asnje informacion. Mbajtja sekret e emrave nuk eshte demokratike dhe te kujton procesin e zgjedhjeve drejtuesve te deges ne nentor te 2018 ku emrat shpalleshin 12 ore para votimit.
Se dyti : gjitheperfshirja dhe mosparagjykimi per cdo kandidature qe ploteson kriteret, si nje forme per te rritur besimin dhe maksimalizuar votat, eshte shkelur hapur nga ‘komisioni i vlersimit’, shume kandidatura qe i plotesonin dukshem kriteret jane eleminuar pa asnje shpjegim.
Se treti : procesi i votimit do realizohet jo per te perzgjedhur kandidatuart me parimin nje anetar nje vote, por me ‘vote kontestuese’, dmth nese ke nje liste supozojme me 10 kandidat ju do votoni kush eshte me i keqi dhe jo kush eshte me i miri. Nje skandal qe as eshte pare dhe as eshte degjur deri me sot. As vete shokut Enver ne sistemin komunist nuk i ka shkuar nder mend.
Nga ana parimore demokracia mbeshtet mbi konkurencen e vlerave dhe jo anti vlerave, per me teper konkurenca eshte nje nga tiparet themelore te se djathtes.
Nga ana teknike, kandidatet e sekrete te perzgjedhur po i kerkojne anetarve ‘mos voto filanin’, pasi edhe po te duan skane mundesi te kerkojne votebesim per veten, duke e futur keshtu antaresine ne kaos edhe me te madhe nga ce ka future pokitika e mashtrim pas mashtrimi 3-mujorsh te Bashes.
Te gjithe ata qe besonin ne kete proces dhe reflektimin demokratik te Bashes, s’jane gje tjeter vetem ca truthare qe s’kuptojne asgje nga demokracia ose servila te rendomte qe jua do interesi. Jane po ata truthare ose servila qe mbushen sheshin e 2 marsit duke besuar se komunisti Meta do rrezoje neokomunistin Ramen.
Ajo qe te ben pershtypje eshte fakti qe askush nuk flet per ket skandal, bile ka idiote optimist ne nivelet drejtuese qendrore dhe lokale qe bejne thirrje plot entuziazem per pjesemarrje ne ket votim tipik absurd dhe djallezor.
Kjo tregon qarte se problemi kryesor ne PD nuk eshte Basha, por gjithe ‘elita’ drejtuese e saj, anetaret e kryesise, drejtuesve te deges, keshillit kombetar, etj. Kjo shtrese e gjere servilesh dhe butakesh pa karakter nuk flasin edhe kur cenohet ne themel demokracia, per te mos thene edhe vete ekzistenca e PD.
Problemi kryesor yni eshte mungesa e kurajos, na e kane vrare ngapak, dite pas dite.
Ne PD kerkohet nje reformim i thelle dhe ndryshim i mentalitetit komunist qe eshte induktuar, ‘Luli ik’ eshte nje idiotesi e madhe.
Anetar te PD !
Refuzoni te merrni pjese ne kete proces te turpshem, nje procesi denigrues dhe mohues i vlerave themelore te demokracise, nje proces qe ka ne thelbin e tij urrejtjen.
Ju jeni barriera e vetme qe mund te ndaloni planin per shkaterrimin e PD.