Altin Joka, nutricionisti i njohur nga Suedia, i cili foli për shalqinin, vlerat ushqimore dhe si të dallojmë shalqinin që ka nitrat dhe hormone.
”Përdorimi i shalqinit, pastron veshkat dhe mushkëritë, këtë gjë e thonë 64 studime shkencore të njohura” e nis kështu bisedën për temën Altin Joka, duke shtuar se shalqini, sipas studimeve rrit potencën seksuale, mbron sytë, hidraton trupin, lufton astmën, pasi farat e shalqinit përmbajnë magnez, karbohidrate, vitaminë A, C, E, rrit masën muskulare duke i forcuar, parandalon tumoret, si dhe rrit autofagjinë si proces dhe forcon zemrën.
Sipas nutricionistit, nuk ka prova shkencore që të thonë se përdorimi ditor i shalqinit mund të shkaktojë problem në shëndet, pasi nuk ka nivele të larta të sheqerit.
“Rekomandohet që shalqini të konsumohet që në mëngjes, sapo zgjohemi, pasi konsumi jep qetësi mendore” shtoi ai, duke theksuar se pjesa e bardhë e shalqinit gjithmonë është neglizhuar në përdorim, por gati 95 % e vlerave ushqimore gjenden tek kjo pjesë”. Nutricionisti tha se në Azi pjesa e bardhë e lëkurës bëhet sallatë, pasi ata ia dinë vlerat.
Më pas ai foli për mënyrat sesi të dallojmë shalqinin që mund të ketë hormone dhe nitrate. ”Së pari, shalqini më i madh se 7-10 kg ka probleme me hormonet, pjesa e jashtme në fund, duhet të ketë njollë kafe, apo të verdhë në portokalli, nëse e ka të bardhë shalqini është rritur me hormone” theksoi ai.
Në fund të bisedës ai tha se kur e hapim shalqinin nga brenda, nuk duhet të ketë pjesë të bardhë tek zemra, pasi kjo dëshmon përdorimin e hormoneve dhe nitratit, ndërsa duhet bërë testi i shalqinit që futet në gotën e ujit, i cili nëse nuk shpërbëhet dhe lëshon ngjyrë, është pa hormone dhe i shëndetshëm për konsum, në të kundërt ka probleme.