osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mos i besoni politikanit Sali Berisha

Mos i besoni politikanit Sali Berisha

Nga Pajtim Bello

Beteja mes Lulzimit dhe Saliut ka hyrë në një fazë të nxehtë. Tonet janë ngritur, gjuha është ashpërsuar dhe zinxhiri i gojëve është zgjidhur.

Lulzimi foli vonë, ndoshta shumë vonë. E hapi lojën dhe tashmë ka nisur ballafaqimi. Nuk janë të paktë analistët, sidomos ata politikanë nga PD, të cilët bëjnë benë e dhelprës se Saliu nuk e njeh gënjeshtrën. Si është e vërteta? Kush janë rapotet e Saliu me gënjeshtrën?! Po sjellim disa ngjarje.

-Sali Berisha, i dërguar nga Ramiz Alia në mitingun e studentëve në Dhjetor 1990, deklaroi: “Dëshiroj të mbetem një mik i PD dhe i uroj asaj sukses.” Fakti: E uzurpoi dhe po e heq zvarrë, duke mos patur pikë mëshire për mijëra demokratë që i besojnë atij.

-Në fillimet e veta iu drejtua shqiptarëve me shprehje: “Bashkëvuajtës dhe bashkë fajtorë!”, por në fakt vetëm ai dhe të zgjedhurit e tij rezultuan bashkëvuajtës, të tjerët bashkëfajtorë!
-Në 1996 Aleksandër Meksi, me shkresën sekrete me numër 2858 , dërguar ish-presidentit Sali Berisha, kërkoi mbylljen urgjente të piramidave. Berisha e injoroi kërkesën zyrtare të kryeministrit dhe deklaroi: “Paratë e shqiptarëve janë paratë më të ndershme dhe më të pastra në botë..”. Çfarë ndodhi më tej e dimë farë mirë!

-Saliu ka deklaruar dhe ende i qëndron gënjeshtrës se ai nuk ka dijeni çfarë ka ndodhur me Remzi Hoxhën. Ndërkohë pranon se në zyrën e tij si president kishte thirrur kryetarin e SHIK, Prokurorin e Republikës dhe Ministrin e brendshëm por nuk tregon çfarë iu raportua prej tyre!

-Në tragjedinë e Gërdecit anashkaloi, fshehu vrasjen e banaxhakut të tij dhe më tej mohoi ta kishte njohur atë! Në këtë ngjarje akuzoi protestuesit socialist se ishin përdoru pistoleta stilolaps, thika me helm etj.

-Në Qershor 2013 iu drejtua demokratëve: “..duke marrë gjithë përgjegjësitë që vërtetë më takojnë, në një vendim të prerë, kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike, të jem thjeshtë njëri prej jush, anëtar i i PD-së..”. Sot bën një betejë për të marrë kreun e partisë!

-Lulzimi na bën me dijeni se Saliu i ka thënë që para vehtes nuk vendos as PD e as demokratët. Saliu e mohon Bashën. Po e vërteta? Po heqim një paralele mes shprehjes së Saliut që la pa frymë Peter Lucas*, që unë po e citoj në ligjëratë të drejtë: “Après moi, le deluge! (fr.) Pas meje, le të bëhet kiameti!”. Pra Saliu nuk e ka për herë të parë atë që i ka thënë Lulzim Bashës dhe asaj çfarë pohon Basha sot.

Pra Saliu ka thënë dhe e ka provuar se para vehtes nuk vë PD, demokratët dhe gjithë shqiptarët. Mjafton të kujtojmë se Saliu u vetë rizgjodh President i Republikës në 3 mars 1997 kur shqipëria ishte ndezur flakë. Ky rast, at që përmendëm më lart por edhe raste të tjera provojnë se Saliu është politiani prototip që gënjeshtrën e ka mjetin më të fortë për të manipuluar opinionin e sidomos turmat. Saliu nuk duhet besuar kurrë. Gënjen sa herë që gënjeshtra i sjell dobi. Është politikani narcist dhe pragmatist. I lejohet të bëjë gjithçka për të arritur qëllimin. Gënjeshtra është më e pakta!..