Kryeministri Edi Rama tha se me drejtimin e bashkisë së Tiranës nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, disa vite më parë, ai e ktheu kryeqytetin në një nevojtore.
Gjata një takimi me banorët e Kombinatit, Rama ironizoi edhe premtimin e famshëm të Bashës, i cili pak vite më parë tha se do të ndërtonte një tramvaj në kryeqytet, dhe kush i voton sërish tramvajin do të marrë.
‘Ka një arsye pse këtu jemi të rrethuar nga aroma e pranverës dhe nuk jemi rrethuar nga aroma të tjera që ishin të pranishme këtu. Ngado të kthesh qytë. Mund të ishin bërë shumë më tepër punë por e mira nuk ka fund. Nuk është aspak çudi që nëse njerëzit nuk e zgjedhin gomarin e duhur për të ngarkuar drutë, por e zgjedhin nga veshët, do të përsëritet sërish historia.
Nuk duhet të ndodhi, dhe nuk do të ndodhë, por mendoj se është shumë e rëndësishme, për mua ngushtësit nuk është e rëndësishme, por për atë që ne duam të bëjmë është shumë e rëndësishme. Nuk ka këtu ne dhe ato por kush e bën punën më mirë, kush do ta çojë deri në fund vaksinimin, rindërtimin. Është turp i madh të flitet për ujin e pijshëm, por kush e ka turpin, ne apo ato. Si mund të votosh ato që e bënë Tiranën copash.
Nuk të pëlqen Lali, Lali është gjëja më e kollajshme, merr telekomandën zhduket Lali nga televizori. Nuk të pëlqejnë çitjanet e Edi Ramës, ça problemi ka, hiqe nga ekrani. Kur vjen puna për të zgjedhur se kush do të bëjë punën do të merresh me punën apo do të merresh me gunën. Të rikthesh ato që e bënë Tiranën nevojtoren më të madhe të Ballkanit. Nevojtore nga të katërt anët.
Nuk e bën njerëzit e bëri politika e rënë në duart e gabuar. E kishte Tirana, e kishte katër vjet ça bëri u kthye në anën tjetër sa herë që i vinte zëri zgjoi se ka punë Tiranë. Me tramvaj erdhët sot, ku është tramvaj, do ishte tramavaj me orare fikse. Tramvajn prap do marrin ato që mendojnë se do të bëjë ndonjë punë.’- tha Rama.