osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mos e bëni vaksinën! Kur edhe mjekët bëhen pjesë e tam-tamit elektoral…

Mos e bëni vaksinën! Kur edhe mjekët bëhen pjesë e tam-tamit elektoral…

Nga Ardit Rada

Deri dje refreni ishte “pse s’ka vaksina”! Sot ky refren ka ndryshuar: Po na sillni vaksina të pacertifikuara! Dikur thoshin “hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Politikanë, mjekë, ish-mjekë dhe ish-politikanë bashkë, i janë bashkuar turmës dashakeqe të anatemimit të fushatës së vaksnimit që ka filluar në vendin tonë.

Një listë mesazhesh e deklaratash në media e rrjetin social, që kanë brenda një papërgjegjshmëri thjesht kriminale, nuk marrin parasysh faktin që vaksina kineze ka nisur të injektohet prej dje në mbi 15 mijë a më shumë krahë pensionistësh, por bëjnë thirrje publike që të mos pranohet dhe të ndalet fushata e injektimit.

As Tritan Shehu, që tashmë nuk është as mjek, as politikan, as Sali Berisha, që ka qenë mjek por që për fatkeqësinë e shqiptarëve hyri në politikë, e aq më pak Petrit Vasili që s’ka lidhje me asgjë përveçse me koliben e dezhurnit tek LSI-ja – askush prej këtyre zotërinjve nuk ka informacion të dorës së fundit rreth efektshmërisë, rrezikut potencial dhe rasteve problematike që ka shkaktuar Coronavac në njërin nga 22 vendet ku injektohet zyrtarisht prej javësh e muajsh. Askush prej këtyre burrave gojëprishur nuk di të thotë diçka konktretisht të keqe për vaksinën në fjalë, përveçse që po ngjall shpresën e dhjetëra mijë të moshuarve që kanë një vit e ca të mbyllur në shtëpi.

Këtij kori që hallin e qartë e ka tek votat, e jo tek alergjitë e pleqve në çadrat e sheshit ‘Skënderbej’ po i bashkohen edhe disa mjekë, kryesisht jashtë vendit, të cilët po ashtu si Berisha e Vasili, ‘iu djeg’ shumë në distancë qëndrimi i Edi Ramës në qeveri. Çështje shijesh, s’kemi ç’tu bëjmë.

E habitshme ishte sesi orët e fundit, për vaksinimin masiv është shqetësuar edhe ndonjë mjek i këtushëm që normalisht ka treguar se di ta masë fjalën dhe mendimin. Ilir Alimehmeti ka bërë thirrje orët e fundit që të mos merret vaksina kineze. Ai e ka justifikuar këtë qëndrim me faktin që për këtë vaksinë nuk ka të dhëna shkencore dhe se dihet shumë pak.

Megjithëse Alimehmeti njihet si një mjek i informuar për pandeminë, të thuash që Coronavac është e panjohur kur fjala vjen, mbi 15 milionë turq kanë marrë dozën e parë dhe kur pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë lidhur kontratat për ta blerë, ashtu siç po bëjnë shtete anëtare të BE si Hungaria etj, është diçka që e tejkalon mosdijen.

Fushata e vaksnimit me vaksinën kineze ka një bankoprovë planetare. Siç e kanë sot pak a shumë të gjitha vaksinat që u futën në rrjetin e përdorimit publik me nxitim e turravrap, për shkak të vdekjeve në të gjithë globin. Miliona njerëz që e kanë bërë, ndërkohë që rastet e incidenteve a vdekjeve të shkaktuara nga kjo vaksinë mungojnë, janë prova më e madhe se ajo të paktën nuk po merr jetë njerëzish.

Sa për efikasitetin, kjo është diçka për t’u parë në afat të mesëm e të gjatë. Alimehmeti lexon në disa gjuhë të huaja e në ndryshim nga Sali Berisha e shpreh publikisht atë që lexon. Po të shfletonte edhe një herë literaturën dhe rrjetin në të gjithë botën, ndoshta do të na ndriçonte me informacionet më të fundit rreth mënyrës sesi po e “tresin” miliona njerëz nëpër botë vaksinën kineze. Ndoshta pas këtij leximi do ta tërhiqte thirrjen e tij publike për të mos e bërë vaksinën.