Kryeministri Edi Rama ka marrë një surprizë të bukur nga ekipi i tij i zemrës, Juventusi, me rastin e fitores së mandatiti të tretë qeverisës.
Drejtuesit e “Zonjës së vjetër” i kanë bërë një dhuratë kreut të qeverisë shqiptare, i cili ka shfrytëzuar momentin edhe për të thumbuar kundërshtarin e tij politik, Lulzim Basha.
“Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë. *ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”,-shkruan Rama në postimin e tij.