osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Morëm shumicën absolute”! Reagon Nik Gjeloshi pas zgjedhjeve në Tuz (Video)

“Morëm shumicën absolute”! Reagon Nik Gjeloshi pas zgjedhjeve në Tuz (Video)

Nik Gjeloshaj dhe koalicioni “Forumi Shqiptar” merr 18 mandate dhe zyrtarisht fiton të drejtën edhe për kryetarin e komunës së Tuzit.

Gjeloshaj është shprehur se fakti që kanë marrë 18 mandate, tregon se ka siguruar një fitore absolute.

Nik Gjeloshaj ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen, teksa konfirmoi se kanë fituar shumicën absolute në zgjedhjet që u mbajtën ditën e sotme në Tuz të Malit të Zi.

“Faleminderit të gjithë votuesve, se sot kanë dalë në mënyrë demokratike kanë shprehur vullnetin e tyre dhe kanë treguar se malësia do bashkim do zhvillim. Shqiptarët vazhdojnë me qeveris, kemi qeveris mirë. Kjo është nota që na kanë dhënë qytetarët e malësisë. Falënderoj të gjithë ata që në kanë përkrah, të gjithë diasporën, shqiptarët kudo që janë për mbështetjen që na kanë dhënë. Edhe kësaj here i kemi bashkuar shqiptarët kudo që janë. Fitorja absolute është përgjegjësi më e madhe për ne për të punuar edhe më shumë katër vitet e ardhshme”, tha Gjeloshaj.

Prej mëngjesit të ditës së sotme qytetarët në Tuz u janë drejtuar kutive të votimit deri në orën 20:00.

Nga 12.387 persona që kishin të drejtën e votimit, në zgjedhje morën pjesë 8245 votues ose 66.56 për qind. 69 fletë votimi ishin të pavlefshme.

Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të Tuzit, Nik Gjeloshaj, është bashkuar me Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve, Unionin Kombëtar Shqiptar dhe Lidhjen Demokratike të Malit të Zi nën emrin “Forumi Shqiptar” dhe siguruan 18 mandate.

E në krahun tjetër është koalicioni ‘Rruga e Drejtë’, i përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Partia Boshnjake (BS), Social Demokratët (SD) dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve (DUA) morën 12 mandate. Ndërsa nga një mandat morën SDP dhe Mali i Zi Demokratik.

Që prej vitit 2018, kjo është hera e dytë që mbahen zgjedhjet lokale që nga ndarja e kësaj komune nga komuna e Podgoricës.