Devis Xherahu ishte i ftuar ditën e sotme në “E diell”, ku u bë pjesë e një sfide të vështirë. Ai duhet të merrte në telefon bashkëshorten dhe t’i kërkonte divorcin.
Devisi e merr bashkëshorten në telefon dhe i kërkon divorcin duke folur me seriozitetin më të madh.
Ai u shpreh se e njihte mirë gruan e jetës dhe se ajo do e kuptonte që po bënte shaka.
“Mora vesh gjëra që më ke fshehur dhe u binda që ne do ndahemi”, i tha Devisi Ertemionës.
Loja në telefon vazhdoi deri në momentin kur ndërhynë lojtarët e tjerë në studio e cila e ktheu totalisht situatën në shaka.