Shkruar nga Besi Bekteshi
Që unë të besoj se Rama “këshillohet” me ne, për punë “Kanabisi” dhe për “Open Ballkan” është njësoj sikur të bëhen njëkohësisht Basha President i Shqipërisë dhe Berisha të marrë Oskar”! Biles arrij të besoj se Berisha mbase merr Oskar dhe Rama nuk këshillohet kurrë me popullin e tij!
Kjo jo se ai nuk e respekton popullin, joooooo kurrë! Por e di se po të këshillohesh shumë me të ( popullin pra) do të thotë që ti japësh të kuptosh atij që e ke pyetur se ti që po pyet nuk je kaq shumë i zgjuar!
Një egzibicionist arrogant si artist dhe sportist që është Rama, nuk ka nevojë për popullin as shoqërinë në vendimet e veta, por ai ka nevojë të bëjë një “shoë” në kushtet kur pluralizmin dhe institucionet e tij në Shqipëri i ka ngrënë dhia, si librat e kësaj shoqërie në kohë të Sali Berishës dhe Edi Ramës!
Të besosh se Rama “merr mend” nga ne, do të thotë se ti që mendon kështu, nuk ke pasur kurrë mend! Them unë hëëë, se mbase të tjerë mendojnë ndryshe! Po ja që Rama ka pyetur dhe është këshilluar me shqiptarët për kanabisin farmaceutik. E kanë bërë të tjerët para nesh dhe ja këshilloi dhe ish mentori tij Kokëdhima, por atëhere Rama dëgjonte veten dhe jo “ne shqiptarët” dhe as Koçon!
Sot ai mbasi ka dëgjuar dikur Koçon dhe nuk ja bërë qejfin kushedi ka parë në ëndërr Shën Thomain ( në veri Shna Toma) që i ka thënë: Oooo Ediiiii, përdore hashashin për farmaceutikë se ju bën mirëëëë shqiptarëveeee! Do dalësh i fituar ti dhe atoooo!
E kështu Rama, nuk mbeti vetëm me Shën Thomain, por na pyeti dhe ne ( shqiptarët pra) e në përgjithësi, ne jemi dakord që të rrisim hashash, prandaj u mbyll kjo punë! Biles unë jam që ta ligjërojnë fare por kush dreqin më pyet mua në të tilla punë. Sepse jam shumë masovik ( për popullin në përgjithësi) dhe kam frikë se hashashi ju duhet vetëm atyre të “farmave ose ilaçprodhuesve” të mëdhenj prandaj nuk më pyesin mua, por popullin!
Në fund del dhe doktor Berisha dhe thotë: “Është vendim për legalizimin e krimit, drogës, vrasjeve, dhe drogimin e të rinjve. Rrënimin e shëndetit fizik dhe mendor si dhe të identitetit të shqiptarëve.” u shpreh Berisha. “Vaj i kësaj bime apo nënprodukte të tjera përdoren. Për lehtësimin e disa rrethanave, si ankthi dhimbjet apo rrethana të tjera. Por studimet kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore dhe në procese të trurit. Shumëfishon psikozat më të rënda.”!!
Bukur hëëëë, shumë bukur! Por unë kam diçka që gati gati e kanë harruar si kryeministri Rama sot dhe ish kryeministri Berisha dje!
Më kujtohet shumë mirë fjalia për Lazaratin dikur, por nuk më kujtohet mirë njeriu që e tha! Nuk e mbaj mënd mirë! Por fjalia ishte kështu: Lazarati ishte vendimi im politik full stop! Nuk më kujtohet dreqi ta hajë njeriu, por do kisha dashur shumë që Edi Rama të kishte pyetur këtë njeri që merrte vendime politike për Lazaratin e kanabisit të dikurshëm!
Atë të qindra punëtorëve të kanabisit dhe mijra të tjerëve rreth e rrotull! Ky njeri që nuk më kujtohet “kush ishte” duhet të dinte mirë se kush ishin si përfitimet dhe dobia mjeksore e tij! Biles duhet të dinte se sa mirë ju bënte dhe grekërve, italianëve dhe të huajve, që ju çohej si në formë buke dhe të tjera forma të që e bënin shumë interesant. Po ja që nuk më kujtohet dhe ndoshta nuk i është kujtuar as Ramës!
Po të pyesësh shqiptarët dhe mos ta pyesësh këtë njeriun që thoshte për Lazaratin se ishte “vendimi i tij fulls stop” është një diçka jo profesionale nga ana e Ramës! Ne shqiptarët nuk jemi profesionistë për dobinë e kabanisit më tepër jemi profesionistë për mbjelljen dhe kultivimin e tij!
Ai që thoshte kështu për Lazaratin sigurisht që do të kishte qenë profesionsit i dobisë dhe vetëm se nuk na kujtohet nuk është vënë në rolin e këshilltarit nga Rama!? Për mua kjo është një haresë e qëllimshme. E më vjen shumë keq jo vetëm pse nuk më kujtohet mua kush është, por që dhe Kryeministri nuk është interesuar ta gjejë dhe të këshillohet! Pastaj të merrte dhe ky (Rama) një “vendim politik full stop”!