Ilir Meta kishte paralajmëruar se të hënën do të dorëzonte një padi penale ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Gjithashtu ai deklaroi se do të publikonte edhe një videoskandal të Dvoranit.
E hëna është mbyllur, dhe Meta as padi nuk dorëzoi, as video skandal nuk publikoi.
Me sa duket ka qenë i zënë duke përgatitur dosjen ndaj ambasadorëve të Perëndimit, pasi fillimisht shpalli “non grata” ambasadorin Borchard, më pas njoftoi nëpërmjet zëdhënësit të tij mediatik, se po përgatit “dosjen” për një tjetër ambassador.
Këtij të fundit i ka gjetur fatura dhe video duke bërë seks, dhe ndaj do ta shpallë “non grata”.
Nga Presidenca thonë se Meta e ka shtyrë për nesër padinë ndaj Dvoranit dhe do e dorëzojë atë personalisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Për videoskandalin s’ka thënë gjë, se po merret me videon e ambasadorit.