osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Monsinjor Nishan Mehmeti i PD”, lutet për gazetarët e sotëm dhe mallkon “gjuhën e djallit”!

“Monsinjor Nishan Mehmeti i PD”,  lutet për gazetarët e sotëm dhe mallkon “gjuhën e djallit”!

Harron mëkatet e vjetra të “Sali bej Haxhi Qamilit”, që të prangoste e masakronte me xhelatët e SHIK-ut, edhe nëse blije gazeta opozitare

Qysh kur ka marrë detyrën, si “Komandant i forcave të armatosura” të PD dhe si zëdhenënës shtypi dublant, që zëvendëson Ina Zhupën, Bujar Nishani ka nisur të përcjell vetëm mesazhe paqeje, lutje për mirësi, harmoni, bollëk, lumturi e gjuhë, larg “gjuhës së djallit”.

Për këtë qëndrim “paqësor” që po manifeston, Luli, kryesia e PD, deputetë dhe militantë në atë parti e kanë pagëzuar me titullin: “Monsinjor Nishan Mehmeti”, nisur edhe prej pozimeve, që Jari ka filluar të bëjë e publikoj, tamam si “kryebari shpirtëror e ëngjëllor”, i besimtarëve që kanë mbetur ende rrotull Lulit e Saliut.

“Monsinjor Nishan Mehmeti i PD”, po bën lutje, të mos ketë më korrupsion që vjedh bukën e të varfërve, të mos keët më vrasje mes vëllezërish, të mos ketë përçmim të të pasurve ndaj të varfërve, të mos ketë më dallim midis të fortëve të pamundurve.

Këto lutje e thirrje për mëshirim, paqe e barazi sociale, “Monsinjor Nishan Mehmeti i PD”, i bënë nga “kambanarja” e parties, që i ka përdhosur këto fjalë të bekuara të Zotit, duke vjedhur bukën e popullit, duke shpërfillur të varfërit, duke vrarë ata që kërkojnë bukë, duke shfrytëzuar më të dobëtin, me biznese kriminale e viktima masive (Gërdeci) dhe duke u tallur me viktimat.

Edhe 24 orë më parë, pas sulmit mbi banesën e gazetares Lala, “Monsinjor Nishan Mehmeti i PD”, nuk qëndroi i heshtur në “qelën” e tij, por u lut për jetën dhe sigurinë e gazetarëve të sotëm, që t’i shpëtojnë mendjes së çoroditur të krimit të psuthetit të “Don Ramës”, duke bërë thirrje, që shqiptarët, të largohen nga “gjuha e djallit”.

“Monsinjor Nishan Mehmeti i PD”, është tepër shqetësuar dhe prej 2 ditësh, po flet për “mëkatet” e sotme dhe “gjuhën e djallit” të “Don Ramës” kundër gazetarëve, por harron mëkatet e vjetra të “Sali bej Haxhi Qamilit” në vitet 1992-1997, që përgjonte, terririzonte, prangoste, burgoste, rrëmbente e masakronte gazetarët me leva hekuri kokës, që me xhelatët e SHIK-ut, të kërcënonte e dhunonte edhe nëse blije gazeta opozitare./Pamfleti