Monika Kryemadhi tha se nuk kishte frikë fare për një arrestim të mundshëm të presidentit dhe bashkëshortit të saj, Ilir Meta.
Kryemadhi u shpreh se ai është i pastër si kristali. “Meta prej vitesh ka qenë në shënjestrën e grupeve të caktuara antishqiptare që janë servirur si grupe të caktuara liberale, ose europaine, apo amerikane që prej vitesh kanë zhbiriluar në çdo gjë.
Të jeni të bindur që Metës i kanë bërë vettting jo vetëm të vetes, por edhe të familjarëve, të të ëmës, të atit, motrës dhe njerëzve tanë deri në 7 breza. Ilir Meta është i pastër si kristali. Nëse do kishte një qime floku me të cilën mund të kërcënohej Meta, do ta kishte mbaruar këtë histori Fatos Nano kur ishte kryeministër” tha Kryemadhi në Ora News.