Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një intervistë ka komentuar edhe ndryshimet e miratuara të Kodit Zgjedhor.
Kryemadhi në përgjigjen e saj shprehet se ligji i ri vjen përshtat opozitës pasi merr 100 mandate.
Sipas saj me formulën e vjetër një deputet bëhet me 13 mijë vota ndërsa me ndryshimet e reja deputeti del me 10 mijë vota.
Ndërsa lidhur me koalicionin me PD-në, Kryemadhi theksoi se logoja e LSI-së do të jetë në fletën e votimit.
“Me ligjin e vjetër opozita ka 86 mandate, po të kalkulohen 100 mandate. Sepse deputetit me ligjin e vjetër i duhen 13 mijë vota, me të riun 10 mijë vota. Do të kalkulohen dhe kemi 100 mandate me ligjin e ri.
Për çështjen e koalicioneve do të flasim më vonë, kur ndryshimet e Kodit Zgjedhor të hyjnë në fuqi. Ndërsa një gjë është e sigurt, simboli i LSI nuk largohet dhe nuk ikën nga fleta e votimit”- tha Kryemadhi.