Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot sërish kandidatët për deputetët të Partisë Demokratike. Sipas Ramës, ata janë estrada e humoristëve që nuk kanë gjë tjetër çfarë t’iu ofrojnë shqiptarëve. Më tej ai tha se Shpëtim Idrizi kishte bërë një shkallë hekuri kur punonte si drejtor tek Dogana që t’iu ikte borxhlinjve.
“Monika di të bëjë shtëpia, ka bërë shumë shtëpia po jo tuajat. Se si i ka bërë dhe me si i ka bërë është histori tjetër. Apo Fatmir Mediu, që hodhi në erë kushedi sa shtëpia atje. Apo do ua bëjë Tim Idrizi.
Tim Idrizi kur punonte si drejtor i doganës i vinin njerëzit dhe i kërkonin borxhet. Kishte bërë një shkallë që zbriste nga mbrapa pallatit. Njerëzit e prisnin poshtë për borxhet, ai zbriste mbrapa nga shkalla e hekurit dhe ikte në mëngjes nga shtëpia. Ai do iu bëjë shtëpitë ju. Mund t’iu bëjë Mesila.
E vetmja gjë që mund t’iu bëjë Mesila juve është të vijë t’iu djegi ndonjë palmë në Kombinat. Me një palë që t’iu thotë po iu liroj diellin dhe të sjellë pastaj atë Xhaferrin e Durrësit dhe t’iu thotë që do iu përmirësoj cilësinë e diellit. Këta janë një tufë personazhesh që humoristi më i guximshëm do i dukej e tepërt t’i fuste në një estradë. Këta janë estrada jonë”,- tha Rama.