Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur sot pranë banorëve që rrezikohen nga projekti i “Unazës së Madhe”, ku ka folur me tone mjaft pikëlluese për fatin e banorëve të kësaj zone, duke mallkuar njërin prej ndërtuesve të rrugës por edhe kryeministrin Edi Rama.
Kryemadhi iu drejtua Ramës me tone kërcënuese se do të përballet me pasoja të rënda dhe do provoj tmerrin më të madh nëse banorët shpronësohen.
“Projekti për të cilin Edi Rama kërkon të bëjë mbi Unazën e Re është një projekt që vjedh përmes e shqiptarëve edhe tregon se është i papërgjegjshëm dhe kriminal.
Këtu kam një hartë, dhe këtu duket vija e kuqe, ku tregohet se ka mbaruar rruga (shpjegon hartën). Këtu s’ka as ishull, e as rrugë. Pranë vijës së kuqe është një pronë, që është e Damian Gjiknurit, si ministër them. Pronat e shqiptarëve nuk i konsiderojnë gjë. rruga spostohet nga hallexhinjtë.
Njëri standard është se Rama ble me paratë e drogës, dhe standardi tjetër që i nxjerr njerëzit jashtë. Duhet ta kuptojë shumë mirë ai se shqiptarët e toleruan me votën. I bëj atij thirrje (Ramës) dhe Afrim Qëndros dhe tre kompanive, që janë të lidhura me krimin, që mos t’u afrohet banesave të qytetarëve.
I bëj thirrje Salillarit, që mos u ngopte inshalla, se i mori të gjithë projektet. Sot nuk ka drejtësi, që të çon në prokurori gra dhe fëmijë.
Nuk tolerohet shtëpia e biznesi i fukarenjve, nuk është se jemi kundër rrugës, por jo t’u prishen këtyre, se këta njerëz ka 20 e ca vite që paguajnë taksa, kanë paguar drita e ujë edhe pse s’kanë pasur.
Nuk jam thjeshtë këtu si kryetare e një partie, por kam qenë dhe banore dhe ish-deputete në këtë zonë.
Para 2 muajsh Rama mori vendim për të prishur teatrin, tani vjen këtu për t’u prish shtëpinë disa njerëzve, që nuk kanë fuqi t’i bëjnë ballë këtij pushteti.
Një njeriu që nuk i vjen keq për fëmijën e vet, mos kujtoni se i vjen keq për fëmijët e shqiptarëve. Ky projekt është shumë i mirë, por është mashtrim. Të bëjë rrethrrotullimin e famshëm atje, pastaj ta zgjerojë rrugën këtej. Pse e nis në mes të dimrit, është strategjia, se nata më e gjatë , dita më e shkurtër.
Kur isha këtu, po ka ekzistuar projekti por jo me 20 e ca metra më shumë. Në të gjithë këtë histori, është mashtrim për t’i sakatuar njerëzit.”/Ekskluzive.al