Monika Kryemadhi, ka filluar të flasë përçartë dhe të marr rrolin e një kryeagjenteje që ka të dhëna për gjithçka deri tek punët e brendëshme të kundërshtarit PS. E ftuar në “Tonight Ilva Tare”, e pyetur për zgjedhjet e srdhshme lokale ajo deklaroi me siguri se për kandidat të PS në Tiranë diskutohen emrat e dy ministrave, që ajo i dinte mirë cilët ishin, duke shprehur dëshirën që të mos jet kandidat Veliaj dhe duke përdorur inteligjencën e saj prej intriganteje, gjoja për të krijuar një pakënaqësi midis drejtuesit të Tiranës dhe kryeministrit Rama. Krejt e pakputushme është se përse kjo politikane ftohet në çdo studio televizive për të prrallisur imagjinatën e dëshirave të saj dhe të familjes politike që ajo drejton
Ja debati qesharak midis drejtueses së emisioni Tare dhe Kryemadhit:
Kryemadhi: Duam apo s’duam, sot kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë figura më intelektuale dhe më gjithëpërfshirëse e qytetit. Sot kandidat për kryetar bashkie, do të jetë një figurë me pesë emra. Mundësisht një njeri me 5 emrat, që është dënuar.
Tare: Thatë pak më herët që janë në staf administror që po bëhen gati? Kush janë ato?
Kryemadhi: Janë nja dy ministra..
Tare: Që po përgatiten…për kryetar bashkie për Tiranën?
Kryemadhi: Do ta them pas emisionit..nuk po bëj diversione. Shkoni pyesni shefat e kabinetit të disa ministreve që keni në kabinete. Njëra është zonjë./Ekskluzive.al