E vërteta e hidhur është se Monika është trembur nga presioni ndërkombëtar dhe ka braktisur Bashën në protestën e djeshme, duke e lënë gjithë organizimin e LSI në dorën e Vasalit petrit.
Telefonata e “Rrugës së Elbasanit” që e distancoi Monika Kryemadhin në protestën e ditës së shtunë dhe e bëri “pulë”, është pasuar me një veprim tjetër i saj ai i largimit drejt Amerikës pa u ftuar nga askush e ndoshta nga Bebe Rexha e cila deklarohet si kusherira e saj.
Teksa protesta e sotme ishte në përgatitje dhe opozita u përball me një furi të paparë të deklaratave të partnerëve tanë ndërkombëtarë, ambasadave të të gjitha vendeve me në krye SHBA që i kërkon liderëve të PD-LSI të distancohen nga dhuna,Monika Kryemadhi ka udhëtuar drejt Washingtonit për të zhvilluar takime private të sajuara referuar mungesës së mbeshtetjes. /Ekskluzive.al.