Hajde mos vër duarët në kokë me këtë të shkretë që e pret një fund i keq familjarisht. Por për të vënë duaret ne kokë edhe për këto televizione gjirizesh që promovojnë dhe intervistojnë një femër nga më të paftyrat dhe turpi i poliikës shqiptare që shumë shpejt e pret ndëshkimi.
Ja çfarë përrallis Moni e friksuar deri në palcë, aq sa ka harruar se kush ka qenë dhe kush është:
Ajo thotë se shkarkimi i kreut të Prokurorisë së Kriemve të Rënda, Besim Hajdarmataj ishte pjesë e lojës së gatuar nga Edi Rama për të shpëtuar Saimir Tahirin., se ky shkarkim jo vetëm është i paligjshëm, por na doli se zonja Marku ishte vazhdimësi e falangave të krimit dhe Edi Ramës, për të sjellë një proces që stopon hetimin e çështjes “Tahiri”.
Më tej teksa u pyet në lidhje me akuzat e PD për vëllain e ministrit Xhafaj, kryetarja e LSI tha se do të jetë shumë e rëndë nëse kjo është e vërtetë, të falsifikosh një nen të kodit penal është shumë e rëndë.
Dhe për këtë çështje ajo i bëri thirrje Arta Markut që të nisë hetimet.
Ju e keni quajtur të paligjshëm shkarkimin e Kreut të Prokurorisë së Krimeve të Renda, por a keni një koment më të zgjeruar?
Kemi pritur mrekulli nga Reforma në Drejtësi, por vetëm kjo nuk ka ndodhur. Po t’i rikthehemi shkarkimit të Hajdarmatajt, ai jo vetëm është i paligjshëm, por na doli se zonja Marku ishte vazhdimësi e falangave të krimit dhe Edi Ramës, për të sjellë një proces që stopon hetimin e çështjes “Tahiri”.
Ky i fundit është vetëm një instrument se ajo duhet të quhet çështja “Rama”. Zëvendësimi i tij me shoqen e klasës të Arta Markut, që dy ditë më parë iu vodh posta sekrete se për atë kanë pasur dijeni dy veta, njëra nga ata ajo zonjë. Pra duhet hetuar nëse ka pasur gisht kjo zonjë .
Pse ndodhi pikërisht kjo lëvizje?
Ishte kompromis për dorëzimin e mandatit të zotit Tahiri. Të mos harrojmë që Hajdarmataj dhe të tjerët kërkuan arrestimin e Tahirit në tetor. Për mua kjo është vazhdimësia e lojës.
Do ketë hetim apo arrestim për Tahirit?
Kush do ta arrestojë? Prokurorë që kanë probleme me veten e tyre me të shkuarën dhe atë që përfaqësojnë. Për mua situata tani ka mbetur shumë tragjike dhe largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga dita e hapjes së negociatave. Situata ekonomike është alarmante kjo si rezultat i një situate të tillë ku Edi Rama kapi edhe sistemin e drejtësisë.
Po zhvillimet e fundit me vëllain e ministrit Xhafaj në çfarë pozicioni i shihni?
Është shumë e rëndë nëse kjo është e vërtetë. Të falsifikosh një nen të kodit penal është shumë e rëndë. Ky është një rast tjetër që zonja Marku mund të hapë një proces për të hetuar kush e ka bërë këtë falsifikim. Me këtë i është bërë një shërbim super i madh trafikantëve dhe kriminelëve të cilëve iu sigurohet mbrojtje në Shqipëri.
Pse dosja u botua vetëm tani dhe jo kur e konstatoi ish ministri teknik i PD, Gazment Bardhi?
PD donte të ishte e sigurt, të mblidhte të gjitha të dhënat. Besoj se duhet të vijohet me një ftesë ndaj zonjës Marku që të nisë hetimet. Ata kanë vepruar në mënyrë serioze, kanë mbledhur fakte dhe më pas ia kanë ofruar organeve të drejtësisë.
Tahiri ditën kur tha dorëheqje tha se e bëri ëpr të mos penguar negociatat, meqë ashtu ishte deklaruar, ndërsa Presidenti Meta nga Gjirokastra deklaroi se ka ende kohë që t’i çelimi. Ju si kryetare e LSI-së çfarë mendimi keni?
Në çështjet e integrimit ne mbajmë qëndrime të njëjta. S’besoj që ka shqiptarë që mund të jenë kundër edhe pse është një proces me kosto të madhe qoftë politike dhe ekonomike. Bëhet fjalë për një proces të gjatë dhe shumë të rëndësishëm, por Shqipëria ka mjaft problematika. Çështja Tahiri është një pikë në oqeanin e llumit që ka krijuar Edi Rama
Kush e pengon Shqipërinë deri në qershor?
Është Edi Rama. Ne merremi me Tahirin por ai është viktima e radhës. Themi që e kanabizoi vendin Tahiri po si nuk paska dijeni Edi Rama për mijëra hektarë me kanabis? Kjo është qesharake. Nëse negociatat nuk hapen shkaktari i vetëm është Edi Rama.
Pse e kërcënon ai Edi Ramën me kode mafioze? Pse U hoq Hajdarmataj? Se do arrestonte Tahirin çfarë do ndodhte? Tahiri do hapte librin e shënimeve, do nxirrte të gjitha urdhëresat. Rilindja ka përgjegjësinë, por Edi Rama është përgjegjësi si për kanabizimin, rritjen e borxhit, rritjen e taksave, koncesioneve.