Gazeta “Koha Jonë” e botuesit Nikollë Lesi, e njohur si një media afër Presidentit Ilir Meta dhe opozitës në përgjithësi ka bërë një paralajmërim në lidhje me qeverisjen e vendit.
Në një artikull të saj, Nikollë Lesi, teksa analizon situatën politike në vend dhe acurinë e karrierës së kryeministrit shqiptar, shkruan se njerëzit duhet të mësohen me Edi Ramën, pasi do të jetë në krye të qeverisjes deri në vitin 2030. Pra dhe një mandat të pestë.
“Koha Jonë” shkruan se:
“Edi Rama i mori zgjedhjet me të gjitha mënyrat që njeh Rilindja. Tashmë kaleron i qetë me një synim të qartë brenda vetes drejt vitit 2025 dhe më tej drejt 2030.
E filloi karrierën në pushtet në vitin 1998 dhe kapi 2013-tën me ndihmen e mikut-armik, Ilir Meta. Më pas në vitin 2017 ia dha pushtetin Lulzim Basha, kurse tani në 25 prill e mori vetë përballë PD dhe LSI.
E dimë të gjithë se çfarë bëri Rilindja në katër vitet e fundit. Me një opozitë që bënte namin me fjalë, por që dorëzoi mandatet; me një PD dhe LSI që po të përbashkoheshin në një listë sot do ishin në pushtet; me një media të përkulur deri në përthyerje; me një shoqeri civile pa shtyllë kurrizore; me një biznes që mezi jeton se ushqehet nga biberonat që lëshojnë oligarkët; me një botë që tash shikon stabilitetin e jo demokracinë; me një opozitë pas 25 prillit të copëtuar e të dërmuar; Edi Rama do mbreterojë deri në vitin 2030.
Kohë jo të mira po vijnë!
Ndaj njerëz shtrëngoni rrypat dhe mësohuni me Edi Ramën deri në vitin 2030.
Nëse nuk jini dakort, ikni! Po vijnë afrikanët dhe bangladeshasit që të popullojnë Tiranën”.