Bora është vajza e madhe e çiftit Meta-Kryemadhi, por sot ajo ka patur ditëlindjen dhe si çdo nëna Monika i ka bërë një dedikim. Por urrejtja ndaj çiftit Meta-Kryemadhi është me të vërtetë e frikshme. Qytetarët nuk ndalojnë së fyere atë dhe bashkëshortin Ilir Meta, duke u ndjerë të keqardhur për Erën, vajzën e saj. Poshtë po postojmë statusin e Kryemadhit dhe një numur të vogël komentesh të qytetarëve që vetëm vjellin vrerë.
Statusi i plotë:
Të dhashë fjalën që nuk do shkruaja asnjë fjalë. Por ja që 20 vitet që kanë kaluar lanë shenjë të pashlyer tek unë. Teksa të shoh që rritesh uroj me zemër që Zoti të të plotësojë çdo dëshirë! Dëgjoftë dhe plotësoftë nga pak edhe urimet e mia për ty.
20 vite nuk kanë mjaftuar ende për të të thënë sa të dua, e ndoshta as 120 të tjerë nuk do të mjaftojnë për të të treguar sa me fat jam që jam nëna jote!
Disa nga postimet e qytetarëve
Myslym Kabashi Hade lajm,hajde.lajm i mirpritur nga te gjithe. Lexoni komentet se ato ju duhen
Lola Xhafaj Fjale te zakonshme qe cdo prind ja thote femijes kur ka ditelindjen Edhe kriminelet I duan femijet e tyre Ju na jepni ndonje lajm per sjelljen e Monikes me popullin meqe eshte kryetare partie , jo sa e do vajzen se nuk perben lajm…