Monika Kryemadhi tregoi për betejat e saj në jetë, ku theksoi se Ilir Meta është partneri dhe aleti I saj më mirë edhe kur vjen puna tek debatet.
Gjatë bisedës Kryemadhi pranoi faktin se ka një karakter të vështirë, ku pohoi duke qeshur se mund të kishte një burrë që mund ta rrihte 10 herë në ditë.
“Ai është shumë mendjehapur në aspektin e funksionimit. Me gojën që kam dhe karakterin që kam mund të kisha një burrë që të rrihte 10 herë në ditë dhe s’të linte të dilje nga shtëpia. Debatet janë shumë të forta”, u shpreh Kryemadhi duke kërkuar të bëhet interesante për opinionin publik.
Të paktën politikanët shqiptarë nuk bëhen vetëm burim kokëçarje për qytetarët, por shpesh bëhen edhe qesharakë e shkaktojnë të qeshura, veç vjedhjeve, tensioneve dhe luftës që reflekton negativisht në interesat e vendit.