“Kur ishte Ilir Meta Kryeministër e bëri me prokurori, me polici, me të gjitha që i shembën në 1997-ën. Kur u bë Ilir Meta Kryetar Parlamenti nuk e la atë të bënte koncensione që të vidhte.
Tani që është President ky do që të grabisë Kushtetutën dhe Ilir Meta nuk e lë”, kështu është shprehur Monika Kryemadhi gjatë një takimi në Vorë. Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e juristit të njohur Romeo Kara. Juristi shprehet se Monikën e gënjen mendja duke shtuar me ironi se LSI të quhet LSN (Levizja Socialiste për Ndershmëri).
“Duke e perseritur shpesh termin “ndershmeri”, Mona po fillon vertete t’a mendoj veten si te ndershme.
Hall i madh kur të genjen mendja.
Une “seriozisht” po mendoj qe LSI-ne t’a riquajme LSN (Levizja Socialiste per Ndershmeri).
“Puritanizmi” bindes dhe i pakontestueshem”, i lideres se saj Mona, ma imponon kete “vleresim”, shkruan juristi në Facebook.