osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mona e trysnuar nga “egërsia e qeverisë Rama”, thirrje të pashpresa për protesta: Të tregojmë kurajo ndaj “diktatorëve të vegjël”

Mona e trysnuar nga “egërsia e qeverisë Rama”, thirrje të pashpresa për protesta: Të tregojmë kurajo ndaj “diktatorëve të vegjël”

Monika Kryemadhi në ditën përkujtimore të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha përpiqet të heqë paralele me qeverisjen Rama, teksa shkruan se shqiptarët ia dolën, “duke treguar forcë dhe kurajo përballë një regjimi që në ditët e fundit tregoi anën më të egër të tij.” Ajo bën thirrje për kurajo për rrëzimin e “diktatorëve të vegjël , që sipas saj , po mbajnë peng Shqipërinë.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

27 vjet më parë shqiptarët rrëzuan simbolet e diktaturës, duke treguar forcë dhe kurajo përballë një regjimi që në ditët e fundit tregoi anën më të egër të tij.

20 shkurti do të kujtohet gjithmonë si qëndresa dhe kulmi i revoltës të një populli, që për dekada u përball me padrejtësi dhe dhunë shtetërore.

Sot, 27 vjet më pas, shpresat e mijëra shqiptarëve që dolën në shesh për rrëzimin e bustit të diktatorit jane ende të paplotësuara, sepse diktatorët e “vegjël” që na qeverisin kanë ende model atë që shkatërroi Shqipërinë për 50 vjet me radhë.

Janë këta diktatorë që sot po mbajnë ende peng Shqipërinë me papërgjegjshmërinë me të cilën qeverisin.

Ndaj sot më shumë se kurrë kujtesa për atë ditë të shënuar dhe qeverisja banditeske janë shtysa më e madhe për të gjithë ne që të rrëzojmë diktatorët e vegjël, që çdo ditë e më shumë po na imponohen me modelet e tyre të shëmtuara.