Një moment prekës ka qënë ardhja e rreshter Julian Xhevat Kapaj, i cili është i vetmi ushtarak që i shpëtoi shpërthimit të minës në Letoni.
Mina që shpërtheu i mori jetën në vend nëntetares Zarife Hasanaj, ndërsa plagosi major Klodian Tanushin dhe rreshter Julian Kapaj.
Vetë Tanushi nuk mundi tu shpëtonte plagëve të marra, ndërsa Kapaj fatmirësisht ka shpëtuar dhe ka arritur të marrë pjesë në ceremoninë e homazheve të kolegut të tij të ndjerë Klodian Tanushi, edhe pse me paterica.